Platforma TikTok do të mbyllet për një vit. Kjo u bë e ditur nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Bllokimi i platformës do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Gjatë këtij viti do të vëzhgohet si do të veprojnë vendet e tjera dhe vetë TikTok. Rama njoftoi se mbi 90% e prindërve që morën pjesë në një konsultim publik kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok në Shqipëri.
Azmer Duleviç, inxhinier elektrik, i ftuar në emisionin “7 pa 5”, moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, u shpreh se një aplikacion më i rrezikshëm se TikTok është SnapChat.
Duleviç theksoi se është kundër mbylljes së TikTok. Sipas tij, zgjidhja më e mirë është që në momentin e krijimit të një llogarie të bëhet verifikimi dhe identifikimi i personit përmes kartës së identitetit.
Duleviç: Është krijuar një perceptim shumë negativ për këtë rrjet social, kryesisht tek prindërit në moshën 45 e sipër. Por, duhet pyetur, pse po mbyllet në këtë moment TikTok? Arsyeja kryesore nuk është se TikTok ka shkaktuar një çrregullim apo se ka ndikuar tek adoleshentët, siç tha kryeministri, por sepse jemi para zgjedhjeve.
Sipas statistikave, partitë e reja kanë një avantazh të dukshëm mbi Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike në këtë rrjet social. Konsultimi i prindërve do të kishte përfshirë edhe SnapChat, që për mendimin tim është më i rrezikshëm se TikTok. Në TikTok nuk mund të postosh materiale mbi 18 vjeç, ndërsa SnapChat është një rrjet që përdoret masivisht nga adoleshentët dhe ka përmbajtje të ndaluar.
Unë mendoj se vendimi për mbylljen e TikTok është i gabuar. Edhe Rusia e ka ndaluar TikTok, por përdoret masivisht përmes VPN-ve. Në rrjetet sociale, zgjidhja më e mirë do të ishte që një person të krijonte një llogari vetëm pas verifikimit me kartën e identitetit.
Nuk është zgjidhje të bllokohet TikTok. Ky vendim, për mendimin tim, nuk bëhet vetëm për rastin tragjik të 14-vjeçarit. Nëse do të ishte kështu, atëherë duhet të mbyllej edhe SnapChat. Bllokimi i TikTok do të realizohet, unë nuk mendoj se është veç një zhurmë.
Edhe dude edhe vic...Kur do I pastrojne mbiemrat shqipetaret e serbizuar?
po ce keni kete te paafte qe ftoni neper studio ky seshte asgje...
Pse flet kot . Keto qe thote ky Dulevici jane te verteta . Snapchat esht me i rezikshem , jo Tik Toki
ju lutem mos reklamoni njerez qe sjane askush dhe vetequhen ekspert. ky zoteri ska punuar kurre ne sistem energjitik dhe del ben ekspert dhe per cdo gje jepuni hapesire inxhiniereve qe u bie bretku ne pune dhe kontribuojne ne sistem energjitik. te gjithe teoricinet behen vipa...po ik e ulu njehere puno ne presion dhe veshtiresi qe dalin ne pune per te mbajtur sistemin energjitik ne pune dhe pastaj te dalin bejne ekspertin.
Petraqi-packa se ketu po flitet per nje platforme sociale dhe jo per sistemin tone energjitik, ku kam patur fatin te punoj edhe une, ajo qe thoni per te ashtu quajturit "eksperte" eshte me se e sakte. Ky miku "ekspert" duket qe eshte nje militant partie dhe aspak nje ekspert i mirefillte dhe nuk arrij ta kuptoj se perse eshte intervistuar. Tere keto platformat sociale si Tik-Tok apo Snapchat jane kangrena te shoqerise se sotme qe po infektojne rinine dhe duhet qe te mbahen nen kontroll te rrepte dhe te mbyllen menjehere sapo te dallohen devijime te demshme per shendetin mendor te rinise.