Bitcoin, 100 mijë dollarë? Rritja e kriptovalutës, më e vrullshme dhe e shpejtë nga sa pritej

2 Mars 2024, 17:40Hi-Tech TEMA
Bitcoin, 100 mijë dollarë? Rritja e kriptovalutës, më e

Ringritja e Bitcoin po rezulton më e vrullshme dhe e shpejtë nga ç’pritej. Kriptomonedha më e përhapur në botë vlen sot më shumë se 62 mijë dollarë. Në raport me një vit më parë, vlera e Bitcoin është rritur me plotë 38 mijë e 55 dollarë.

“Një ndër faktorët lidhet me institucionin financiar në këtë treg, BlackRock. Ky treg ndikohet shumë nga efekti psikologjik. Kur një kompani e madhe bën blerje, kjo rrit besueshmërinë te investitori e rrjedhimisht te kriptovaluta”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.

Kjo është vlera më e lartë e shënuar në dy vitet e fundit, duke iu afruar ndjeshëm rekordit të 2021-shit kur kriptovaluta kapi nivelin e gati 67 mijë dollarëve.

“Kanë ndikuar edhe deklaratat e Biden se nuk do të ketë më shtrëngim të normave të interesit. Kjo bën që njerëzit të ndihen më të relaksuar dhe të blejnë. Të dhënat tregojnë se rreth 70 për qind e atyre që kanë portofole nuk po shesin kriptomonedha megjithëse këto të fundit po forcohen”, tha Denisa Kele, njohëse e tregut të monedhave digjitale.

Të dhënat nga Coin Market Cap tregon se gjallërimi ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum ka kapur nivelin e 3 mijë e 423 dollarëve, Binance 409 dollarë dhe Solana 130 dollarë.

“Ka një cikël. Në tre vite kryesisht kriptomonedhat ruajnë një qëndrueshmëri. Tregjet paralajmërojnë se në vitin 2024 kriptovalutat do të vijojnë rritjen me “Bitcoin” e cila pritet të kapë nivelin e 200 mijë dollarëve”, u shpreh Kele.

Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë.

2 Komente

  1. B
    Baliu

    "Ky treg ndikohet shumë nga efekti psikologjik."!!!

    1. T
      Treni

      U kënaq krimi i organizuar me këto duke pastruar paret.

      Lini një Përgjigje