Dështimi i radhës për Elon Musk, shpërthen një tjetër raketë e SpaceX

7 Mars 2025, 09:09Hi-Tech TEMA
Dështimi i radhës për Elon Musk, shpërthen një

Një raketë SpaceX shpërtheu këtë të enjte pak minuta pasi u lëshua nga Teksasi, duke shkaktura një ndërprerje të fluturimeve ajrore në disa zona dhe një paralajmërim për banorët që të kishin kujdes nga rënia e mbeturinave të anijes kozmike.

SpaceX konfirmoi se anija pa ekuipazh kishte pësuar "avari të paplanifikuar" gjatë ngjitjes në hapësirë ​​dhe kishte humbur kontaktin me Tokën.

Anija hapësinore SpaceX, raketa më e madhe e krijuar ndonjëherë, doli jashtë kontrollit menjëherë pas lëshimit të saj. Nuk janë raportuar të lënduar apo dëme, por imazhet e kapura nga Deti i Karaibeve tregojnë mbeturina të zjarrta që bien nga qielli.Ky ishte misioni i tetë për të testuar raketën, dhe dështimi i saj i dytë radhazi.

Anija kozmike 123 m ishte menduar të rihynte në orbitën e Tokës mbi Oqeanin Indian pas një fluturimi njëorësh.

SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, tha se ekipet filluan menjëherë të bashkërendojnë punën me zyrtarët e sigurisë për "zbardhjen e këtij incidenti", ndërkohë që nuk ka një reagim të këtij të fundit.

4 Komente

  1. Q
    Qafkuqi

    Pesoi avari te pa planifikuar ???????? Me sa di une avarite nuk planifikohen,perndryshe nuk do te quheshin avari. Gjithesesi injoranca nuk eshte e lindur as e trasheguar . Injoranca eshte zgjedhje personale.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Filan Fisteku

      Eshte gjuhe korporatash qafkuq. Nuk pranohet lehte deshtimi ne boten e biznesit.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Armstrong

      Musk i beri parate e amerikaneve fishekzjarre, urojme te hype vete ne to , e te mos shkele i gjalle ne toke , do te ishte dita me e bukur per amerikanet,Ameriken dhe boten mbare.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njeriu

        Kush nuk esht i ngopur ne Tok Nuk do gjrj qetrsi as nje qiell

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje