VIDEO/ Çfarë synon për të ardhmen një adoleshent i apasionuar pas teknologjisë

19 Janar 2025, 15:44Hi-Tech TEMA
VIDEO/ Çfarë synon për të ardhmen një adoleshent i

Andrea Toska, i riu shqiptar që së fundmi tërhoqi vëmendjen e rrjetit pasi zbuloi një defekt në telefonat Samsung, flet për 'Apostrof' në lidhje me projektet që është duke punuar dhe planet e tij për të ardhmen.

Ai tregon se një ditë do të donte të krijonte një platformë lojrash që do të ofronte mundësi për zhvillimin e lojërave inovative dhe përfshirjen e krijuesve të rinj.

Andrea është i fokusuar në përdorimin e teknologjisë për të krijuar mundësi të reja dhe tërheqëse për përdoruesit, duke patur si qëllim të kontribuojë në zhvillimin e industrisë së lojërave dhe të mundësojë një hapësirë për shpërndarjen e ideve të reja.