Katër planete ndriçojnë krah Hënës. Fizikanja: Ngjarje e rrallë, mund të zgjasë disa javë

18 Janar 2025, 17:03Hi-Tech TEMA

Katër planete ndriçojnë krah Hënës. Fizikanja:

Katër planete, Marsi, Jupiteri, Venusi dhe Saturni do të ndriçojnë krah Hënës dhe sipas fizikanes Mimoza Hafizi, është një ngjarje e rrallë.

Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Hafizi u shpreh se ky fenomen mund të zgjasë disa javë.

“Afër njëri me tjetrin, pra, rresht njëri pas tjetrit. Kjo është një ngjarje me probabilitet shumë të vogël, sepse secili ka ciklin e vet të rrotullimit rreth Diellit dhe për këtë arsye, është një ngjarje e rrallë. Ishte një llogaritje matematike, një herë në 400 miliard vjet, një kohë absurde, sepse universi është 14 miliard vjet që ekziston. Kështu që është vetëm një llogaritje matematike. Më vjen mirë që këto dukuri diskutohen në rrjete sociale. Kjo do ta kthejë vëmendjen edhe ndaj shkencës që studion këto dukuri.

Kjo zgjat relativisht gjatë, çdo planet për t’u zhvendosur nga një pozicion do ditë ose javë të tëra. Mund të ruhet edhe për shumë javë. Duhet të kesh edhe fatin e kohës së mirë. Sonte është më e garantuar, është momenti më i mirë për ta parë”, theksoi ajo.

4 Komente

  1. P
    PO , PO

    Mimoza Hafizi nje kokerr mediokre qe kerkon te ndihet se eshte dikush , qofte edhe duke belbezuar brockulla pa asnje kuptim apo vlere , por vetem per te treguar se merret me pune shkencore , bile shume te thella .

    Përgjigjjuni
    1. f
      flase

      Uuuu doli shkenctarja e "libres" -lirise pa breke! Aman mos na e nxirr me Mero, me mire nxirre ndonje nga ato te Dubait se sa kete qe e johem ne parlament se kush ishte. Atje njihen njerezit se kush jane: ne parlamentin shqiptare dhe pastaj u varen kemboren ne qafe, megjithese ata e fryjne bythen me leket e popullit.

      Përgjigjjuni
      1. o
        oketo

        Nje pyetje per Zonjen Hafizi : çfarë ka pasur para 14 miliard vjetesh pa u formuar universi ? Shikojeni pak dhe na ktheni përgjigje!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prof.

          Nuk ka pasur as hapesire, as kohe. Per me shume informohu ne Wikipedia

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje