Në vitin 2021, një sipërmarrës pak i njohur kinez, Liang Wenfeng, filloi të blinte mijëra karta grafike Nvidia për projektin e tij tejet eksperimental të inteligjencës artificiale.
“Kur e takuam për herë të parë, ai ishte një djalë shumë nervoz me një model të tmerrshëm flokësh, i cili foli për ndërtimin e një sistemi kompjuterik me 10 mijë çipa për të trajnuar modelet e tij. Nuk e morëm seriozisht”, thotë një nga partnerët e tij të biznesit.
“Ai nuk mund ta shpjegonte qartë vizionin e tij përveçse të thoshte, ‘Unë dua ta ndërtoj këtë dhe do të jetë revolucionare’. Menduam se ishte diçka që mund të arrihej vetëm nga gjigantë si ByteDance dhe Alibaba”, shton i njëjti person, cituar nga Financial Times.
Katër vjet më vonë Liang është kthyer në një krenari për Kinën, liliputi i cili me forcën e ideve të tij i bëri gjigantët amerikanë të inteligjencës artificiale të dridhen.
Kjo, duke marrë rezultate të ngjashme apo edhe më të mira se ato të OpenAI, Google, Meta apo Anthropic.
Të gjitha këto me shpenzime minimale në krahasim me gjigantët e hiperfinancuar, të ngritura në SHBA.
DeepSeek shkaktoi një tërmet në Silicon Valley dhe një tjetër në Wall Street, ku aksionet e Nvidia-s dhe kompanive të tjera të lidhura me AI regjistruan “një të hënë të zezë” të vërtetë për sektorin.
Disa ditë më parë, Liang ishte i vetmi drejtues i AI i zgjedhur për të marrë pjesë në një takim sipërmarrësish me kryeministrin kinez Li Qiang.
Sipërmarrësve iu tha që të “përqendronin përpjekjet për të bërë hapa përpara në teknologjitë kryesore”.
Studimet dhe kompania e parë
Liang është një i huaj në botën e AI, por ai nuk vjen me një CV të improvizuar.
Sot është 40 vjeç, ka lindur në një qytet të vogël në Guangdong, djali i një mësuesi të shkollës fillore.
Liang ka treguar gjithmonë – sipas informacionit të kufizuar biografik të disponueshëm për të – një kuriozitet të pashuar për teknologjinë.
Pasi u diplomua në inteligjencën artificiale në Universitetin Zhejiang, ai zhvilloi përvojë në vizionin kompjuterik dhe Big Data dhe më pas filloi udhëtimin e tij në botën e financave.
Në vitin 2015, ai themeloi Huanfang Quantitative (High-Flyer), një hedge fund (një fond investimesh offshore – ed.) e cila përqafoi herët AI, duke integruar mësimin e makinerive në strategjitë tregtare.
Tashmë në vitin 2017, AI ishte bërë gurthemeli i vendimeve të saj për investime.
Suksesi, megjithatë, nuk erdhi pa vështirësi: fondi ka përjetuar periudha rëniesh të mprehta, të lidhura me paqëndrueshmërinë e natyrshme të tregjeve financiare.
Liang dhe ekipi i tij i kanë përdorur këto kriza për të përmirësuar vazhdimisht modelet e tyre të AI.
Ekipi i tij, në veçanti, ka fituar ekspertizë të thellë në përdorimin e çipave Nvidia.
Por ambicia e tij e vërtetë ishte më e madhe: të krijonte një AI të aftë për të rivalizuar me më të mirët në botë.
Intuita
DeepSeek kishte një qëllim të qartë: të zhvillonte inteligjencën artificiale që nuk ishte vetëm konkurruese, por edhe e aksesueshme.
“Qëllimi ynë nuk është thjesht të ndërtojmë një model”, tha ai në një intervistë. “Ne duam të ripërcaktojmë rregullat e inovacionit”.
Fjalë ambicioze, të zakonshme për shumë sipërmarrës në botën e startup-eve.
Në rastin e tij, megjithatë, vizioni u realizua në vitin 2024, me lançimin e DeepSeek-V2, një model me open source që tërhoqi menjëherë vëmendjen e profesionistëve, të cilët janë gjithmonë shumë të hapur ndaj modeleve efikase dhe të lira.
“Ne nuk prisnim një reagim kaq të fortë”, pranoi Liang. “Ne thjesht ndoqëm rrugën tonë, duke optimizuar kostot dhe duke vendosur çmime të drejta. Nuk kishim ndërmend të fillonim një luftë çmimesh, por u gjendëm në qendër të saj”.
Çështja e kostos është shumë e rëndësishme në ngritjen e DeepSeek: Emad Mostaque, themeluesi i Stability AI, një nga kompanitë më të njohura në këtë fushë, e krahasoi zbulimin e DeepSeek-ut me “një iPhone që kushton vetëm 30 dollarë në vend të 1 mijë dollarë”.
Ulja e kostos është afërsisht 96 për qind krahasuar me teknologjitë e tjera të AI në SHBA.
Open Source
Vendimi për të bërë DeepSeek-V2 me open source gjithashtu shkaktoi reagime të përziera. Liang e ka mbrojtur gjithmonë këtë zgjedhje.
“Inovacioni nuk mbrohet me fshehtësi, por me shpejtësi dhe aftësi për t’u përshtatur”, tha ai. “Edhe OpenAI nuk mund t’i ndalojë të tjerët të arrijnë hapin”.
Më pas ardhja e DeepSeek R1, një model me aftësi të avancuara arsyetimi, si o1 i OpenAI, kompletoi kornizën dhe vendosi chatbot-in e tij në qendër të skenës botërore, pavarësisht akuzave për censurë mbi tema të padëshiruara për Pekin-in dhe për një trajtim jo shumë rigoroz të privatësisë.
Një filozofi e inovacionit
Ajo që e dallon Liang nga sipërmarrësit e tjerë në industri është qasja e tij ndaj inovacionit.
Në zemër të fjalëve të tij është një ndryshim strukturor në mënyrën se si Kina merr pjesë në evolucionin e AI.
“Ne e kemi parë gjithmonë AI si diçka që vjen nga Perëndimi”, tha ai. “Por pse duhet të jemi vetëm përdorues dhe jo protagonistë?”, shtoi ai.
DeepSeek nuk është një kompani e fokusuar në aplikacione të menjëhershme tregtare, por më tepër (të paktën për momentin) në kërkime të dëlira.
“Shumica e kompanive kineze kopjojnë dhe përshtaten, ne duam të krijojmë. Për një kohë të gjatë, inovacioni është parë si një luks. Por sot Kina ka burimet për të investuar në kërkimin bazë”.
Kjo qasje reflektohet edhe në filozofinë e tij të rekrutimit.
DeepSeek ka ndërtuar një ekip tërësisht të përbërë nga talente kineze, duke sfiduar paragjykimin se ekspertët më të mirë të AI janë të gjithë jashtë vendit.
“Nëse jeni duke kërkuar për rezultate të menjëhershme, punësoni njerëz me përvojë”, tha ai. “Por nëse doni të ndryshoni botën, ju kërkoni kuriozitetin dhe pasionin”.
Corriere della Sera
Nuk late artikull nga Corriere della Sera pa kopjuar 1 me 1 haha
normalisht mund të thuhet dinë vetëm italisht!por nuk është kështu!dinë dhe anglisht e gjermanisht,por gazetat në anglisht dhe gjermanisht nuk i kuptojnë dot!!koriere dela sera është në nivelin e këtyre!!ndoshta për këtë lajm ja vlen,por normalisht është për nivelin e alFredo kaCos!!
Bravo mjeshtri Liang, se na ropen gjigandet amerikane!
Edhe Edi Rama dukej si drogat e kurvar, po hajde thuaja tani, te fut n burg.
S’ke faj, me ate qe i ka bo gruas tende nuk i thua dot “ kurvar” se ke kurven ne shtepi !
Me llastikun e brekeve te gruas time, Davidi fshikulloje motren tende.
Sa njeri zemerlig dhe i trashe qenke o David , me sa duket je tifoz fanatik i "Foltores" dhe nuk del dot nga sistemi feudal fisnor i mesjetes ! E patsh te lehte dhe te shkuara !
Po kari po. feudal fisnor mesjetar. qr ça bole.
Spies of Chinese Facebook. … stolen technology of USA ????????. . Trump duhet te rishikoj pjesmarrjen e madhe te studenteve Chinese in USA . 90% e tyre jane spiune te Partis Komuniste Kineze .
Pse behesh me gomar se sa je o "amerikani" prej lecke ? A nuk e lexove se cfar oniversiteti ka mbaruar ai qe amerikanete quajne liliput ? E cfar mund te vidhte ai nga teknologjia amerikane qe eshte 100 here me e kushtueshme dhe qe vete amerikanet e pranojne dhe jane befasuar? Mendohu edhe nje here , mbase arrin te kuptosh nje grime nga budallalleqet qe po thua .
O Ervin, se Edvin esht ai tjetri. Çke qe fyen njerzit?! Po vazhdove keshtu, do të zbuloj edhe mbiemrin.
Do ti hash mutin kur tja zbulosh.Zbulo dhe timin te ma hash dhe mua.
Pse behesh me gomar se sa je o "amerikani" prej lecke ? A nuk e lexove se cfar oniversiteti ka mbaruar ai qe amerikanete quajne liliput ? E cfar mund te vidhte ai nga teknologjia amerikane qe eshte 100 here me e kushtueshme dhe qe vete amerikanet e pranojne dhe jane befasuar? Mendohu edhe nje here , mbase arrin te kuptosh nje grime nga budallalleqet qe po thua .
Shko boj na i shooping in China, me 100 dollar pallohesh tu u vesh , mire per ty dude , kjo osht opsion I mire per ju shqipot me u vesh e me honger , se gjo tjeter sdini me bo , nostalgic per communism Chinese keni , shko futi dhe na i pjate me leshterike e hardhuca Chinese food, se te rritet standarti
Po ik mor b0l3 . Kina ësht 30 vjet më e avancuar se usa në kompiuterizim Kinezët rriten me frymën dashuris për vendin dhe familien e kulturën e tyre aq sa pasi mbarojn studimet kthehen në vendlindje dhe aty japin kontributin e tyre . Ska korrupsion 100 leksh . Politika e usa-s ësht për pakicën e majës së piramidës. Ku i gjen aq ushtar usa për ti çuar lart e posht nëpër bot? Refugjatët . Kë mbrojn? Interesat e majës së piramidës Popullsia Lao e vjetnamit e provoi trathtin e usa-s kur I abandonuan në mëshir të fatit . Afganët po ashtu. Nejse kush harron historin e vet ësht i destinuar të përsërisi të njëjtat gabime. Kinezët pêrdorin tavolina të rrumbullakëta kur hajn buk.
Ja ç’ndodh kur kombe si Kina, Koreja e Jugut, Japinia, etj. i kushtojnë rëndësi arsimit. Në Shqipëri arsimi ka degraduar. Edhe në Evropë e Amerikë arsimi masiv nga dalin talentet ka degraduar. Nuk thotë kot Musk se nuk gjen shumë talente në Amerikë. Rinia do rehatin aty.
Ja ç’ndodh kur kombe si Kina, Koreja e Jugut, Japinia, etj. i kushtojnë rëndësi arsimit. Në Shqipëri arsimi ka degraduar. Edhe në Evropë e Amerikë arsimi masiv nga dalin talentet ka degraduar. Nuk thotë kot Musk se nuk gjen shumë talente në Amerikë. Rinia do rehatin aty.
U bëra ca pyetje testuese DeepSeek, ChatGPT, Gemini dhe Copilot. Rezultati: ChatGPT dhe Copilot ju përgjigjën saktë të gjitha pyetjeve të mia. DeepSeek qe i saktë te shumica e tyre. Më dobët doli Gemini i Gugëllit.
Ti qenke djale inteligjent, ci do llafet. Po here tjeter hajde më me mend ne koke.