“Mesazh mashtrues”- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron përdoruesit e WhatsApp

7 Prill 2025, 17:37Hi-Tech TEMA
“Mesazh mashtrues”- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka lajmëruar të gjithë përdoruesit e Whatsapp në Shqipëri që të bëjnë kujdes nga një mesazh që po përhapet gjerësisht ditën e sotme në telefonat celularë.

Mësohet se është një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh, i cili në gjuhën kibernetike quhet phishing.

Po ashtu, u bëhet thirrje qytetarëve se nëse tentojnë të klikojnë atë link, personazhet që fshihen pas këtij mesazhi mund t’ju marrin të dhënat personale nga telefoni. 

2 Komente

  1. C
    Cdo mesazhi Bllok !

    Intelixhenca wu wu perpara dhe kriminelet wu wu nga mbrapa.... Kapini dhe futini ne Burg ! cfare ndime eshte kjo ! nese ne kete raste ok... por kriminelet nga Afrika - Franca - Kina kane bere kerdine me mashtrime me te tjera Tricks ! Faji i Teknologise qe nuk kane mundesi ti bllokojne dhe ti kapin ! Hackerat ! kriminele muterit nga Afrika - Franca - dhe Kina..... kujdes nga keto mesazhet e Kines se flasin gjuhen shqipe....!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Po ky Autoriteti Kombëtar nuk ka autoritet profesional ta godasë këtë mesazhin e hajdutëve të të dhënave personale? Mbrojtja më e mirë nuk është me njoftime, por me parandalime.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje