Nga bumi tek rrëzimi, një histori amerikane pa fund: Ç'ndodhi me gjeniun e kriptovalutave?

30 Nëntor 2022, 11:27Hi-Tech TEMA

Nga bumi tek rrëzimi, një histori amerikane pa fund:

Sam Bankman-Fried, gjeniu i kriptovalutave, ka rënë me turp. Investime të çmendura dhe mashtrime miliardëshe, një histori amerikane pa fund.

Il Foglio

Imagjinoni skenën, në pritje për ta parë shpejt në ndonjë serial në Netflix apo Amazon Prime (është e pashmangshme). Një grup investitorësh shoqërohet në selinë e FTX, një kompani ku deri një muaj më parë të gjithë donin të fusnin para. Salla e mbledhjeve ka një vetratë tipi i atyre të dhomave pyetëse të policisë. Mund të shikohet një lokal në krah pa u parë: është zyra e Sam Bankman-Fried, që fle i lumtur i mbledhur në një kolltuk si thes. Investitorët e vërejnë gjeniun e ri për disa minuta, e shikojnë të zgjohet dhe më pas t’i arrijë në sallën e mbledhjeve. Bluze, pantallona të shkurtëra, pantofla me gisht, flokët kurorë të pakrehur. Gjeni i sapozgjuar fillon të flasë dhe në pak minuta të gjithë janë magjepsur nga vizioni i tij mbi tregjet financiare, të ardhmen e kriptovalutave dhe e mbushin me miliona dollarë. Deri një muaj më parë ndodhte vërtet. 

Bankman-Fried është ekzemplari i fundit i tech whiz kid, djaloshit gjeni dhe i apasionuar pas informatikës, me të cilin Amerika fillimisht dashurohet dhe më pas mbetet e tmerruar. Rënia e papritur shumë e shpejtë e platformës FTX për menaxhimin e kriptovalutave e ka kapur edhe një herë gafil një botë investitorësh të mëdhenj e të vegjël që në realitet e dinin shumë mirë se po luanin me zjarrin. Ama shpresonin se gjeniu 30 vjeçar i pakrehur që në tetor “vlente” akoma 26 miliard dollarë në pasuri personale, e dinte se çfarë po bënte. Tani që gjithçka është venitur në një falimentim që ka djegur të paktën 10 miliard dollarë kursime në një sektor ende i privuar nga rregullat dhe instrumentat e shpëtimit, pikëpyetja dominuese është e zakonshmja “si ka mundur të ndodhë”. Në pritje që të dalin përgjigjet, është interesante të kuptohet se çfarë ka të ngjashme dhe çfarë të ndryshme respektivisht shumë rënieve të tjera amerikane, si dhe çfarë e bashkon dhe çfarë e ndan Bankman-Fried nga tech whiz kid e tjerë që kanë përfunduar në hiç apo që ja kanë dalë me sukses.

Rënie të papritura Amerika ka parë gjithmonë shumë, edhe pse shekulli i XXI duket se e ka përshpejtuar fenomenin. Mijëvjeçari ishte hapur me shpërthimin e flluskës “Dot-Com”, që po ta shikosh sot duket plot me paralajmërime se do të kapeshin nga kish investon me entuziazëm dhe pak jovetëdije në kriptovalutat. Midis viteve 1995 e 2000 Nasdaq, treguesi i titujve teknologjikë, ishte rritur me 400% për efekt të një gare të çmendur blerjeje aksionesh në kompani që shpesh sapo patën lindur apo nuk e kishin as edhe një zyrë. Kishte shpërthyer interneti, nuk dihej ende se çfarë ishte, por mjaftonte të hapje një uebsajt me një domen .com dhe në një farë mënyre fillonin aferat. Kishte para me përqindje interesi të ulëta për të gjithë dhe vrapohej të investohej në kompani dhe tituj që premtonin para të lehta. Në 1999 12 kompani që e kishin filluar vitin në Nasdaq me një vlerë të titullit prej të paktën 5 dollarësh qenë rritur me mbi 1000% në një vit. Jo vetëm startup të panjohura: Qualcomm, një kolos i mikroçipave, për efekt të bumit që po përjetonte dixhitalja ishte rritur me 2619%. Investoje 1000 dollarë në aksione Qualcomm dhe në harkun e 1 viti ishe milioner. Në edicionin 2000 të SuperBowl, vitrina e Amerikës dhe eventi televiziv më i ndjekur i vitit, 1/3 e 61 hapësirave shumë të kushtueshme të caktuara për spotet i ishte caktuar startupeve të panjohura dhe shpesh të destinuara që të zhdukeshin.

Natyrisht që nuk mund të zgjaste dhe nuk zgjati. Në marsin e 2000 treguesi Nasdaq preku maksimumin, me 5048 pikë. Më 14 prill arriti frenimi i parë, me një rënie prej 9% në një seancë të vetme. Shpërtheu flluska, filloi rënia, e përshpejtuar një vit pas atentatit ndaj Kullave Binjake të 11 shtatorit 2001. Kur gjërat u stabilizuan, në 2002, Nasdaq kishte zbritur në 1114 pikë, me një humbje prej 78% karshi pikut të vitit 2000. Por ajo që ua futi investitorëve nuk qenë, atëhere ashtu si sot, vetëm kompanitë e rejame gjenitë e tyre fëmijë. Në dhjetorin e 2001, ndërsa Nasdaq ecte shumë keq dhe Amerika kërkonte ta rimerrte veten nga 11 shtatori, ai që deklaroi papritmas falimentinin, me qiellgërvishtësen e saj të kushtuar në Houston dhe të ardhura prej 101 miliard dollarësh të deklaruar vetëm një vit më parë. Megjithatë ishte gjithçka e qelbur, ishte një sistem menaxhimi të brendshëm që ishte një shoqërim substancial kriminal, ku një grup top menaxherësh kishin ndërtuar një kështjellë letrash të bazuar mbi mashtrimin.

Qe një kolaps që bëri të lëkundej Wall Street, i ndjekur në rrotë nga një tjetër falimentim mashtrues, ai i gjigandit të telekomit WorldCom dhe nga zhdukja e kompanisë që do të duhej të vigjëlonte mbi llogaritë e të dyjave, Arthur Andersen. Kaluan pak vite dhe qe radha e flluskës së huave subprime dhe nga humbja e radhës e kontrollit të sistemit financiar, që për një kohë të shkurtër solli në një tjetër falimentim tjetër mashtrues, Lehman Brothers, banka e katërt më e madhe e investimeve e vendit, dhe me një plan shpëtimi lot dhe gjak për të mbajtur në këmbë shumë institucione të tjera në pragun e shkatërrimit. Si kriza e kriptovalutave ka nxjerrë në pah dobësitë e FTX dhe i ka dekretuar fundin, ashtu kriza e Wall Street e 2008 shfaqi “skemën Ponzi” më të madhe të historisë financiare amerikane: atë të Bernard Madoff. Njeriut që për dekada kishte ruajtur dhe i kishte sjellë në mënyrë të çuditshme thesare disa prej familjeve më të pasura të vendit, përfundoi në pranga në dhjetorin e 2008 dhe u zbulua për atë që ishte vërtet: një mashtrues, i aftë të ngrinte në këmbë një mashtrim që kishte djegur 65 miliard dollarë që i qenë besuar.

Amerika kishte pyetur sërish dhe kishte ngritur në këmbë një masë iniciativash për t’i kontrolluar më mirë flukset dhe produktet financiare dhe për të vendosur rregulla të hekurta për kontrollin e punës së menaxherëve. Ishte kërkuar t’i përgjigjej rasteve Enron, Lehman e Madoff, por ndërsa Kongresi, Wall Street dhe krahu i tij investigativ, SEC, përqëndroheshin mbi Corporate America dhe mbi mekanizmat e bursës, qeënë kthyer në veprim tech whiz kid. Dikush, si Mark Zuckerberg, duke krijuar probleme jofinanciare, por etike dhe politike, të lidhur me menaxhimin e të dhënave të popullit të Facebook dhe në një përdorim të diskutueshëm të algoritmeve. Një front që paraqiste sfida të reja legjislative, por nuk provokonte aksione penale: Zuckerberg ishte “fajtor” që kishte pasuruar shumë shpejt dhe në mënyrë kontradiktore aksionerët e vet, sigurisht jo pse i kishte mashtruar. 

Por ishte në ardhje edhe një gjeneratë e re “Tech Madoff”. Për shembull, në fillimvitet ’10 kishte shpërthyer gara e investimit në një kompani që premtonte ta revolucionarizonte botën e shëndetësisë me teknologji pararojë, midis të cilëve një dispozitiv për të bërë para dhe në pak sekonda një analizë gjaku. Quhej Theranos dhe ishte themeluar në 2003 nga Elizabeth Holmes, atëbotë 19 vjeçare. Një gjeni që brenda pak kohësh kishte arritur të grumbullonte 700 milion dollarë nga venture capitalist e investitorë privatë dhe që nga mesi i viteve ’10 drejtonte një kompani që vlente 10 miliard dollarë, pavarësisht se nuk kishte hedhur ende asgjë në tregëti.

Holmes kishte ndërtuar me kujdes imazhin e saj. Vërtitej nëpër talk show duke veshur gjithmonë bluza të zeza stil Steve Jobs (apo Marchionne) dhe duke imituar Zuckerberg (i famshëm për t-shirtet e tij) kur bëhej fjalë t’i përgjigjej pyetjes se pse vishej gjithmonë njëlloj: “Për të pasur një vendim më pak për ta marrë çdo ditë”. Një qëndrim prej menaxheri pa hutime, e impenjuar që t’i investonte të gjitha energjitë e saj në shpëtimin e botës, që kishte pushtuar – dhe mashtruar – një numër surprizues copash të klasit të parë plot përvojë. Ish sekretari i Shtetit George Shultz pranoi një post në Theranos dhe shpejt solli në këshillin administrues të kompanisë njerëz si Henry Kissinger, ish shefi i Pentagonit William Perry, ish lideri i republikanëve në Senat Bill Frist, ish gjenerali i Marinsave Jim Mattis dhe CEO të ndryshëm kompanishë të mëdha. Të gjithë patën mbetur jashtë loje në 2015 kur një investigim i “Wall Street Journal” zbuloi se teknologjia e premtuar nga Theranos nuk ekzistonte. Brenda pak kohe kompania falimentoi dhe doli e vërteta mbi xhirimet dhe falsifikimet mbi të cilën qe ndërtuar i gjithë projekti. Pak ditë më parë Elizabeth Holmes është dënuar me 11 vite burg. Këmbana e alarmit e rastit Theranos nuk ka mjaftuar për ta shpëtuar Amerikën dhe pjesë të tjera të rëndësishme, nga sharmi i përjetshëm për djaloshin gjenial që dukej se kishte gjetur idenën e madhe. 

Sam Bankman-Fried ka rezultuar një tjetër tech whiz kid fals, ama jo përpara se të kishte pushtuar edhe Uashingtonin me flokët e tij të paprekur dhe pamjen e tij prej plazhisti. Dukej fytyra e mirë e botës kripto, asaj që do t’i lejonte Kongresit dhe Wall Street të gjente më së fundi një mënyrë të rregullonte një sektor premtues, eksploziv, sigurisht i destinuar të ndryshonte rregullat e lojës së financës, por deri më tani me kokëfortësi e impenjuar të lëvizte jashtë të gjitha rregullave. Bill Clinton dhe Tony Blair, në xhaketë dhe kravatë, qenë fotografuar në anët e Sam në bluze dhe pantallona të shkurtëra, pasi kishin folur në një event të FTX të organizuar në Bahamas, ku Bankman-Fried kishte ngritur në këmbë selinë e tij të përgjithshme kaotike. Demokratët në kryeqytet e kishin adoptuar dhe djaloshi Sam ishte bërë një prej financuesve më të mëdhenj politikë të Joe Biden. Meritë edhe e besimit që furnizonte pedigree e tij prej biri të dy profesorëve të njohur të Stanford (Sam ka lindur në kampusin kalifornian) dhe prej studenti gjeni të MIT, Massachusetts Institute of Technology. Këtu del një tipar që duket se e diferencon rastin Bankman-Fried nga të mëparshmit.

Djemtë gjeni në historinë amerikane kanë qenë gjithmonë dhe në shumicën e rasteve kanë bërë gjëra të mëdha, jo mashtrime, por thuajse gjithmonë kanë qenë të panjohur, shpesh me situata familjare të vështira, që janë shfaqur me forcën e ideve dhe intuitave të tyre. Sam është një i privilegjuar dhe në një farë mënyre një i paracaktuar, një nga i cili të gjithë e prisnin ndonjë ndërmarrje të madhe (praktikisht e ka bërë, edhe pse më pas ka rezultuar një katastrofë dhe ka një moshë për ta kryer akoma nëse nuk do të përfundojë shumë gjatë në burg). Nuk ishte kështu Steve Jobs, i braktisur nga i ati, i rritur me prindër adoptues dhe i nisur nga një garazh. Nuk qenë Bill Gates, Jeff Bezos apo Elon Musk dhe as Zuckerberg për sa ishte një student i një universiteti të famshëm si Harvard. Nuk qenë as tech whiz kid e tjerë të shumtë të historisë amerikane, nga eksentriku dhe i çuditshmi Thomas Edison tek racisti dhe arroganti William Shockley, shpikësi i tranzistorëve. Silicon Valley është plot me personazhe të pazakontë, si Andy Grove që prej vitesh ka drejtuar kolosin Intel dhe që e titulloi librin e tij me rregulla menaxhmenti “Vetëm paranoiaku mbijeton”. Por Grove kishte ardhur në Amerikë si refugjat hebre hungarez në arrati prej nazizmit dhe kishte ndërtuar një karrierë universitare i vetëm.

Sergey Brin dhe Larry Page, dy studentët që në fundin e viteve ’90 i kanë dhënë jetë Google, kanë shpikur gjithçka në garazhin e zakonshëm kalifornian. Por ka diçka më shumë që duhet të na bëjë të reflektojmë në rastin FTX. Mund të theksohet se djemtë gjenialë që i kanë paraprirë Bankman-Fried dhe që sot krahasohen, prej aftësisë së krijimit të realiteteve globale dhe prodhimit të të ardhurave të mëdha, thuajse gjithmonë nuk e kanë bërë për para, por sepse kanë qenë të obsesionuar nga një ide, nga një produkt, nga një risi për t’u realizuar. Amazon, Google, Apple, Microsoft, Tesla, por edhe Meta, ish Facebook, janë realitet i tipit industrial, kanë rregullat e tyre të qeverisjes, u përgjigjen logjikave të tregut, kanë kontrolle dhe mbahen nën prozhektorë nga analistët, mediat, Kongresi, SEC. Themelëuesit e tyre janë njerëzit më të pasur të botës, por nuk janë nisur nga “problemi” i bërjes së shumë parave dhe sa më shpejt.

Sam Bankman-Fried i përket një “gjenerate kripto” që e vë teknologjinë në shërbim të krijimit jo të produkteve, por të kriptovalutave. Para e lehtë dhe jo e kontrolluar, në një sektor pa shumë prozhektorë dhe ku krijohen pasuri të shumta dhe shpejt. Shpejtësia me të cilin brende deri dje të panjohur janë bërë sponsorët kryesorë të Formulës 1, të stadiumeve të mëdha të futbollit apo arenat e NBA dhe protagonistët e spoteve të Super Bowl, do të duhej aq më pak të kthejnë në kujtesë vitet e flluskës Dot Com. Ka një dukje fisnikërie në finalitetet që duket se lëvizin Bankman-Fried e ndryshëm. Si kur Sam kishte shpjeguar se ishte një ndjekës i lëvizjes “së altruizmit efikas”, që reklamon nevojën e bërjes së parave shpejt me teknologjinë që më pas mund t’i dhurojë në bamirësi. Duke pranuar nëse është e vërtetë, Sam dhe pjesa tjetër e bandës së FTX në Bahamas kishin ngritur në këmbë një kolos prej letre që ngjan më shumë me Enronin dhe me praktikat e Madoffit sesa me një institucion me qëllime bamirësie. E ka thënë me qartësi CEO i ri i thirrur ta likuidojë FTX, John Ray III, që në të kaluarën ka qenë likuidatori pikërisht i Enronit: “Në karrierën time nuk kam parë kurrë një falimentim të plotë të kontrolleve të kompanisë dhe një mungesë kaq të plot të informacioneve financiare të besueshme si në këtë rast”. Pyetja tani është: sa Bankman-Fried të tjerë dhe sa FTX të tjerë janë jashtë, sidomos në botën e kriptove?

Përgatiti: Armin Tirana-TemA

1 Komente

  1. A
    Arzt

    ç'gjeni thoni ju? Ky nje cope mishi me dy sy. Tere avazin e kane bere prinderit e tij

    Lini një Përgjigje