
Selia evropiane e Twitter në Bruksel ka mbyllur dyert. Të gjashtë punonjësit e ekipit kanë lënë detyrën pas një ultimatumi të dërguar me e-mail nga pronari i ri, Elon Musk, që planifikon të shkurtojë 7.500 vende pune.
Mbyllja e zyrës, që ka qenë një pikë e rëndësishme referimi për klasën politike të institucioneve evropiane, si dhe kursi që po ndjek Musk kanë shqetësuar tej mase Komisionin Evropian.
Lëvizja e miliarderit amerikan vjen pak ditë pasi zëvendës presidentja e KE-së, Margareth Feshtager vuri në dukje se modeli i ri i funksionimit të rrjetit social ishte i gabuar.
Gjithashtu, ajo vjen pak kohë pasi Brukseli i dërgoi zotit Musk mesazhin se platforma e mesazheve online në Evropë do të funksiononte sipas ligjeve të Bashkimit Evropian.
“Zogu është i lirë”, shkroi Musk pasi e bleu Twitter-in muajin e kaluar për 44 miliardë dollarë. Por, “në Evropë zogu do të fluturojë sipas ligjeve tona”, ishte përgjigjja e komisionerit për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.
Pas mbylljes së zyrës në kryeqytetin belg, shqetësim kanë shprehur edhe kompanitë e ndryshme, të cilat tashmë dyshojnë nëse rrjeti social është një vend i sigurt ku mund të reklamojnë produktet e tyre.
Gjithashtu, një tjetër lëvizje e kontestuar e padronit të Twitter ishte riaktivizimi i profilit të ish-presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar.
Musk po perballet me forcat e erreta te demokracise se lirise se fjales dhe maskarades liberale qe te censuroje cdo fjale qe si pelqen, njesoj di diktaturat komuniste "ose me mua ose me armikun" Kjo eshte drejtimi qe po shkon bota dhe te ashtuquajtura demokracite perendimore...!
ELITAT E KORRUTPUARA POLITIKE QE KOMANDOHEN NGA OLIGARKET DUAN TE KENE CDO GJE NEN KONTROLL,SIDOMOS FJALEN E LIRE. ZOTI E BEKOFTE ELON MUSK QE PO LEJON ÇDO ZE TE DEGJOHET DHE LEJON POPULLIN TE GJYKONE ÇFARE ESHTE E DREJTE, DHE JO NJE GRUP NJEREZISH TE SHKEPUTUR NGA REALITETI QE NJEREZIT PER TA JANE VETEM NUMURA.
Kisha menduar të komentonja rreth mungesës së lirisë dhe diktaturës që po ngrihet në Europën Perëndimore por "lexuesi" dhe "Tani" ishin treguar më të shpejtê dhe i kishin thënë të gjitha ato që unë kisha dashur të vinja në dukje.