Nxisin dhunë e trazira, Macron vendos të kufizojë rrjetet sociale  

6 Korrik 2023, 22:40Hi-Tech TEMA

Nxisin dhunë e trazira, Macron vendos të kufizojë rrjetet sociale

Presidenti francez, Emmanuel Macron po përballet me kritika të ashpra pasi kërcënoi me mbylljen e rrjeteve sociale, pasi sipas tij përdoreshin si mjete për të nxitur dhunë dhe trazira. Kritikë e Macron e cilësojnë deklaratën e tij ‘regjim autoritari’.

Zyrtarët e Elysée dhe ministrat e qeverisë këmbëngulin se presidenti nuk po kërcënonte një ndërprerje të përhershme të mediave sociale por me një pezullim të përkohshëm deri të përfundimin e protestave dhe trazirave në disa qytete të Francës.

“Ne duhet të mendojmë se si i përdorin të rinjtë rrjetet sociale, në familje, në shkollë. Për këto duhet të ketë ndalime… dhe kur gjërat të dalin jashtë kontrollit, ne do na duhet duhet t’i rregullojmë ose t’i ndërpresim ato,” tha Macron në një takim të më shumë se 250 kryebashkiakë.

Qëndrimi i presidentit francez erdhi fill pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin mediat sociale si Snapchat dhe TikTok se organizonin dhe inkurajonin protestat e dhunshme në Francë.

Planifikimi i fundit ishte pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar me origjinë algjeriane. I mituri u vra gjatë ndalimit të trafikut të policisë në një periferi të Parisit javën e kaluar.

Kritikët thanë se marrja në konsideratë e masave të tilla do ta vendoste Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut.

“Vendi i të drejtave të njeriut dhe qytetarëve nuk mund të rreshtohet me ato demokraci të mëdha të Kinës, Rusisë dhe Iranit”.- tha Oliver Marleix.

Qeveria ka luftuar me trazirat dhe plaçkitjet që kur një oficer policie qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahel M gjatë një ndalese trafiku më 27 qershor, duke ringjallur akuzat e kahershme për racizëm sistematik midis forcave të sigurisë franceze. Një oficer policie 38-vjeçar është vënë zyrtarisht nën hetim, për vrasje me dashje dhe po mbahet në paraburgim.

2 Komente

  1. C
    Canc.

    Po te limitonte informacionin Turqia, India, Brazili apo ndnje vend tjeter, cfare do kishte bere Franca, Shba, Anglia dhe Gjermania? Pse vete mund te bejne gjera qe sja lejojne askujt, sapo ju preket interesi i bythes, i hegjemonise, i kontrollit mbi te tjeret, i te drejtes per te zhvatur te tjeret dhe i xhepit?! Mire qe ne France nuk flet askush per zhvatjen koloniale te vendeve te Afrikes Qendrore permes franges afrikane te kontrolluar nga banka qendrore francese, apo per kontraktoret paramilitare te ngjashmit e Wagnerit te Putinit qe mbjellin terror ne bote per llogari te oligarkeve franceze dhe qeverise se tyre kukull, por tju ndalosh edhe te rinjve ne internet, te denojne fashizmin shteteror, institucional dhe politik dhe vrasjet alla fashiste shteterore, mund te vazhdojme akoma te flasim per nje vend te besueshem?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje