"Paguaj për t'i përdorur", së shpejti rrjetet sociale nuk do të jenë më falas

22 Shkurt 2023, 17:41Hi-Tech TEMA

"Paguaj për t'i përdorur", së shpejti rrjetet

“Nëse nuk po paguani për produktin, ju jeni vetë produkti”. Ka qenë ky refreni i zakonshëm i përdorur në biznesin e mediave sociale.

Kjo thënie nënkupton që ju, përdoruesit, nuk po paguani për aplikacioni si Instagrami apo Twitter-i sepse po u jepni atyre në këmbim diçka tjetër: vëmendjen tuaj, dhe shpesh herë dhe përmbajtjen tuaj, që u shitet reklamuesve.

Por tani, modeli falas i mediave sociale, i subvencionuar nga reklamat, ndodhet nën presion. Kompanitë e mediave sociale nuk mund të fitojnë aq shumë para nga përdoruesit e tyre sa bënin më parë. Një treg më i dobët reklamash, kufizimet e privatësisë të vendosura nga Apple që e bëjnë më të vështirë gjurmimin e përdoruesve, preferencat e tyre dhe kërcënimi i vazhdueshëm i rregullave e ka bërë më të vështirë shitjen e reklamave nga aplikacionet e mediave sociale.

Kjo është arsyeja pse ne po shohim fillimet e asaj që mund të jetë një epokë e re e mediave sociale: paguaj për t’i përdorur.

Të dielën, Meta u bë kompania më e fundit dhe më e madhe e mediave sociale që shpalli një version me pagesë të produkteve të saj me programin “Meta Verified”.

Facebook dhe Instagram do t'i tarifojnë përdoruesit 12 dollarë në muaj për distinktivin e verifikimit blu, më shumë mbrojtje kundër imitimit të llogarisë, akses tek "një person real" në mbështetjen e klientit për të ndihmuar me çështjet e zakonshme të llogarisë dhe - më e rëndësishmja - "rritje e shtrirjes dhe shikueshmërisë. ”

Kjo do të thotë që përdoruesit që paguajnë do të kenë përmbajtjen e tyre të shfaqur më shumë në kërkim, komente dhe rekomandime. Kompania po teston këtë veçori në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë dhe tha se do të dalë së shpejti në SHBA dhe vende të tjera.

 

2 Komente

  1. G
    Genti

    Më mirë kështu. Pasi kanë humbur shumë përdorues kompanitë i kthehen metodave me pagesë për të kompesuar fitimin e munguar. Kjo është mirë pasi njerëzit i largohen ekraneve dhe humbjes së kohës.

    1. U
      Universi shprsa ime

      Telegram ka fituar dhe fiton terren sa her që bëhet fjal pèr pages app

      Lini një Përgjigje