Përdorimi i VPN-së për të shfletuar online? Ja pse kjo zgjedhje mund të jetë e gabuar

18 Shkurt 2026, 18:38Hi-Tech TEMA
Përdorimi i VPN-së për të shfletuar online? Ja pse kjo

Kufizimet e përkohshme ndaj rrjetit social TikTok, por edhe dëshira për të pasur akses në përmbajtje të bllokuara, kanë sjellë një rritje të dukshme të shkarkimeve të VPN-ve në Shqipëri. Për shumë përdorues, aktivizimi i një VPN-je është kthyer në një mënyrë të shpejtë për të “anashkaluar” barrierat online.

Megjithatë, në realitetin shqiptar, ku ofruesit e internetit nuk aplikojnë censurë strikte dhe ku shumica e shërbimeve online janë të aksesueshme lirshëm, përdorimi i përditshëm i një VPN-je shpesh rezulton i panevojshëm. Të pyetur nga gazetarët, ekspertë të teknologjisë nga One Albania shprehen se shumë përdorues e aktivizojnë VPN-në pa pasur një arsye konkrete teknike.

Çfarë është një VPN?

Një VPN (Virtual Private Network) krijon një lidhje të enkriptuar mes pajisjes suaj dhe një serveri tjetër, zakonisht jashtë vendit. Ky proces maskon adresën IP dhe e bën trafikun online të duket sikur vjen nga një vend tjetër.

Në treg ka dhjetëra aplikacione që ofrojnë shërbimin e VPN-së, nga ato falas deri te shërbimet me pagesë që premtojnë standarde të larta sigurie. Një hulumtim i platformës ndërkombëtare Security.org evidentoi rreth 30% e përdoruesve zgjedhin versione falas. Problemi është në mungesë të pagesës nga përdoruesit, burimi i fitimit për platformat që ofrojnë shërbimet VPN bëhet vetë përdoruesi: të dhënat e tij, lëvizjet e tij në rrjet, zakonet e tij, etj.

Internet më i ngadaltë në një treg ku operatorët që investon në shpejtësi

Operatorët në Shqipëri kanë investuar vitet e fundit në rritjen e kapaciteteve dhe shpejtësisë së internetit fiks dhe celular. Megjithatë, kur aktivizohet një VPN, trafiku devijohet drejt një serveri ndërmjetës, jashtë vendit, përpara se të arrijë destinacionin final. Kjo do të thotë se edhe nëse përdoruesi ka një paketë me shpejtësi të lartë, performanca e rrjetit ulet ndjeshëm.

“VPN shton rrugën që përshkojnë të dhënat dhe automatikisht ul shpejtësinë. Përdoruesit ankohen për internet të ngadaltë, ndërkohë që shkaku është VPN-ja aktive,” theksojnë ekspertët e teknologjisë nga kompania One Albania.

Vonesa në komunikimin me video apo lojëra

Në Shqipëri, përdorimi i komunikimit me anë të videove për punë, studime apo ndërveprime familjare është bërë pjesë e rutinës. Po ashtu, gaming online është mjaft i përhapur mes të rinjve. Aktivizimi i VPN-së rrit ping-un, për shkak të distancës shtesë që përshkojnë të dhënat. Kjo përkthehet në zë dhe pamje me ndërprerje, vonesa në reagim gjatë lojërave online dhe probleme në transmetime live.

Probleme me shërbimet bankare dhe aplikacione të tjera

Bankat në Shqipëri kanë forcuar mekanizmat e sigurisë për të parandaluar mashtrimet online. Nëse një klient hyn nga një IP që rezulton jashtë vendit, sistemi mund ta konsiderojë këtë si aktivitet të dyshimtë. Si pasojë, përdoruesve mund t’u kërkohet verifikime shtesë ose mund të ketë bllokim të përkohshëm të aksesit në llogari.

Përveç bankave, disa aplikacione që kërkojnë IP shqiptare, si platforma televizive kombëtare apo shërbime shtetërore, mund të mos funksionojnë siç duhet kur VPN është aktive.

Rreziku i VPN-ve në tregun shqiptar

Një pjesë e madhe e përdoruesve në Shqipëri zgjedhin versione pa pagesë të VPN-ve. Ekspertët paralajmërojnë se këto aplikacione shpesh financohen përmes mbledhjes dhe shitjes së të dhënave të përdoruesve. Për ironi të fatit, mjeti që instalojmë për privatësi gjatë shfletimit shpesh rrezikon të krijojë ekspozim më të madh të të dhënave personale. Në disa raste, ekziston edhe mundësia e instalimit të viruseve në telefon nga VPN falas.

VPN-të cilësore janë me pagesë mujore ose vjetore. Për shumicën e familjeve shqiptare që përdorin internetin për të naviguar në internet, për rrjete sociale, apo marrjen e shërbimeve të zakonshme online, kjo kosto shtesë nuk është e justifikuar. Për më tepër, VPN-ja sjell një ngarkesë teknike që e bën më të vështirë diagnostikimin e problemeve nga operatorët në rast ankesash, pasi trafiku nuk ndjek rrugën standarde të rrjetit.

Në realitetin shqiptar, ku interneti është i aksesueshëm dhe pa kufizime, përdorimi i vazhdueshëm i VPN-së kthehet në një kompromis dhe jo zgjidhje për sigurinë e të dhënave.

 

 

4 Komente

  1. I
    IT-a rebel

    VPN nuk e ul shpejtesine. Neqoftese perdoret protokolli Wireguard, shpejtesia nga ISP ( internet provider ) ulet vetem me 5 mbs. Po ke nje linje 100 mbs do marresh 95 mbs qe nuk ndryshon asgje. Shpejtesia varet nga pingu ose si i thone ndryshe latency. Kjo eshte kohe e rreagimit te paketave te komunikimit ne internet. Kjo nuk varet nga VPN por nga ai qe te jep internetin dhe nga Ruteri. Nje ping shume i mire eshte 5 ms ( milisekonda ), por zakonisht ne sistemet e keq konfiguruara dhe me ngarkese te larte, eshte midis 40 ms deri ne 500 ms. Ruteri ka te beje shume. Nje Ruter i shpejte dhe i konfiguaruar sakte, nuk te le ne balte. Mos besoni se cfare thote artikulli. VPN e shifron trafikun dhe nuk lejon qe kompania e internetit te shikoj se ku futeni e cfare beni ne internet duke ju garantuar privatesi dhe akses te lire pa bllokime neper Firewall-e dhe filtrash DNS-je. Ne keto kohe qe jetojme nje VPN eshte domosdoshmeri. Nje abonim kushton 40-mije leke ne vit dhe mund te lidhesh deri ne 15 pajisje. Ose mund te konfigurosh nje Ruter me VPN dhe te lidhesh pajisje pa limit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi

      Drejt . Por e vetmja gjè e rèndèsishme èshtè qè edhe ofruesit e VPN ( me apo pa pagesè , gati tè gjithè ) u janè nènshtruar autoriteteve pèr tè dorèzuar tè dhènat e klientève sa herè qè ato ja kèrkojnè ... Kèshtu qè privatèsia duhet konsideruar relative dhe jo shumè e sigurtè .

      Përgjigjjuni
      1. I
        IT-a rebel

        Te dhenat e trafikut te klienteve ekzistojne vetem kur VPN-ja mban IP Logs. Kjo do te thote se Serveri i VPN-se logon c'do IP te origjines. Neqoftese autoritetet kerkojne manifestin e IP-ve hyrese te serverit, atehere kompania eshte e detyruar ta jape. Po kjo vetem neqoftese ata regjistrojne IP logs ne server. Neqoftese nuk mbajne nuk kane se c'fare te japin. Shumica e Kompanive VPN reklamojne no log VPN, por une nuk do tu besoja te gjitheve thjesht sepse e reklamojne. Duhet pak kujdes ne perzgjedhjen e nje sherbimi VPN nga nje kompani serioze te konsoliduar, e cila vertet nuk logon dhe arkivon IP-te hyrese te klienteve.

        Përgjigjjuni
        1. I
          IT-a rebel

          Ne nje gje ke te drejte qe eshte relative. Nje VPN nuk ta mbron absolutisht privatesine, kur hapesh bythesh ne Facebook, X dhe Insta, apo nuk e ke idene se dhe nje login i thjeshte ne e-mail apo perdorimi i numrit te telefonit per verifikim, apo c'do pajisje qe perdor Google, Apple, Amazon, Meta etj, e kane te etiketuar e fiksuar identitetin dhe pajisjen qe perdor, me apo pa VPN. VPN thjesht eshte nje shtese ne sigurine tende, por duhet dhe te dish qe ta ruash identitetin nga qindra metoda te tjera te sofistikuara.

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje