Përse u sulmuam nga hakerat? Ekspertja amerikane e IT-së shpjegon gabimin që na kushtoi

20 Shtator 2022, 19:59Hi-Tech TEMA

Përse u sulmuam nga hakerat? Ekspertja amerikane e IT-së shpjegon

Evanna Hu, ekspertja amerikane e IT-së, mendon se brenda të mirave të pafundme që të ofron teknologjia qëndron rreziku dhe qytetet inteligjente nuk janë gjithmonë të sigurta, ndaj sipas saj krahas platformave digjitale që krijohen duhet të garantohet dhe siguria kibernetike.

“E rëndësishme është të rritet ndërgjegjësimi i politikbërësve, i qeverisë se duhet bërë më shumë. Jo vetëm të ketë fonde më tepër për sigurinë kibernetike por gjithashtu duhet ndryshuar mentaliteti i përdoruesve të internetit. 

Është njësoj sikur dalim nga shtëpia jonë dhe nuk harrojmë të mbyllim derën me celës dhe ta kontrollojmë atë apo jo? Por nuk mendojmë njësoj për shtëpinë tonë digjitale. Mbarojmë punët tona online dhe e lëmë derën të hapur”.

Pyetja që të gjithë i bëjmë vetes teksa shpenzojmë orë të gjata në internet është nëse jemi vërtet të rrezikuar? Dhe përgjigja e ekspertes ngre alarmin për t’u treguar më të kujdesshëm:

 “Po, ju e dini se sa më shumë të lundrojmë online, aq më shumë e ekspozojmë veten ndaj sulmeve kibernetike. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për sulmet me arsye politike por bëhet fjalë edhe për sulme të rastësishme që prekin të dhënat e shumë njerëzve online. 

Shqipëria këto kohë është duke u sfiduar në këtë drejtim dhe shërbimet e qytetarëve janë prekur, ndaj kemi ardhur këtu për të edukuar politikbërësit  që të integrojnë masat e duhura mbrojtëse për sistemet e informacionit online”, thotë Hu.

Evanna së bashku me një grup specialistësh amerikanë nga kompani ndërkombëtare në fushën e sigurisë online kanë ardhur në Shqipëri për të dhënë ndihmën e tyre në gjetjen e zgjidhjeve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Gjatë konferencës do të jetë në fokus edhe nxitja e bashkive për të zhvilluar kapacitetet dhe platformat teknologjike.

3 Komente

  1. K
    Karllo Bole-ino ekspert italianojugori sigurise ki

    Kur te hyjne online tek kompjuteri jot dhe te vjedhin te dhenat ske çbën - pirdhi mu ne te dhena. Ne rastin kur ke sistem sigurie po perseri ti vjedhin te dhenat - beji mutin te dhenave. Evanna Hu - Eksperte Sigurie IT nga Guami prane KM.

    1. N
      Niku

      Cili ishte gabimi si perfundim? Shqiptaret perdorin shume fejsbuk?

      1. e
        eksperti

        Shqiptaret, ose me mire punonjesit e administrates shteterore, hapin cdo email qe u vjen dhe klikojne ne cdo link interneti qe vjen me keto emaile. Keto jane rruget qe hakerat injektojne virus, (si p.sh. vrusi "trojan" apo te tjere me te sofistikuar) ne kompjuterat e objektivit te hakerave per te vjedhur celesat me te cilat anashkalohen mbrojtjen virtuale te sistemit ku ky kompjuter eshte instaluar.

      Lini një Përgjigje