Aplikacioni Whats App vjen gjithmonë e me risi më befasuese për përdoruesit e saj. Së fundmi, ka lançuar një përditësim i cili do u lejojë përdoruesve të këtij aplikacioni që të bisedojnë edhe nëse nuk kanë internet.
Përditësimi i ri i lejon njerëzit të qëndrojnë në linjë duke përdorur serverë proxy, të cilët do t’i lejojnë ata të shmangin llojet e mbylljeve ose blloqeve të internetit që janë krijuar.
WhatsApp tha se e lançoi këtë funksion në përgjigje të një stuhie mbylljesh globale, përfshirë Iranin.
Në një deklaratë WhatsApp u shpreh se bllokim i internetit u mohon njerëzve të drejtat dhe u ndalon atyre që të marrin informacione dhe ndihmë në kohë urgjente.
Kompania tha se “dëshira e saj për vitin 2023 është që këto mbyllje të internetit të mos ndodhin kurrë”.
Teksa më tej shtuan, se nëse ky bllokim i internetit vazhdon atëhere WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit të fusin emrin e një serveri proxy dhe ta përdorin atë për t’u lidhur me internetin.
Kush e ka shkruajtur kete gomarllek, aman. Proxy Server do te thote VPN ( Virtual Private Network ), qe do te thote se trafiku shifrohet duke maskuar apo fshehur IP-ne e origjines, qe te anashkolosh filtrat kufizues, te cilat vendosen ne baze te vendodhjes apo shtetit nga ku buron IP-a origjinale. Nuk do te thote, se kur nuk ke fare lidhje interneti , te kesh internet. Shume e vende si psh Irani dhe Kina, e kufizojne aksesin ne rrjete sociale dhe aplikacione komunikimi ne rand kombetar. nepermjet nje firewall fundor te trafikut. me baze IP-e kombetare.