
Një makinë e pajisur me panele diellore pritet të udhëtojë rreth 620 kilometra pa ndalim.
Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se këtë vjeshtë do të fillojë të prodhojë makinën e parë në botë të pajisur me panele diellore.
Kompania thotë se makina do të jetë në gjendje të udhëtojë rreth 620 kilometra pa ndalim dhe mund të vazhdojë të udhëtojë edhe deri në 70 km plus në ditë falë energjisë së mbledhur nga panelet diellore.
Karikimi i baterisë së makinë përmes paneleve diellore mundëson furnizimin edhe për udhëtime të gjata. Por gjithashtu kjo do të thotë që drejtuesit e automjeteve do të shpenzojnë edhe më pak kohë në pikat e karikimit – ose mund të mos kenë nevojë fare për to.
DW
O gazetar leshi, po shpjegoje gjënë tamam. Makina është elektrike e cila karikohet me korent,por ka dhe kabinën e saj të veshur me panele diellore, të cilat krijojnë e energji, me të cilën mund të udhëtosh deri në 70 kilometra në ditë. Pra në total makina mund të udhëtojë deri në 620 km. Por po ta lesh në diell dhe ti nuk ke stacion karikimi, ti mund të bësh prap deri në 70 km, me energjinë diellore të 1 dite.
E sqarove, po çe deshe, se ne foton e artikullit eshte nje vw dhe kjo prodhohet ne gjermani dhe me duket se hollanda nuk prodhon asnje lloj makine, po ska gje se aq dime ne (gazetaret). Sa per panelin qe ka siper gabines ajo jep aq pak energji sa per momentim (rendimenti i paneleve) eshte shume i vogel, po ashtu dhe siperfaqja e gabines eshte e vogel afersisht 2 metra katror, keshtu qe energjia e akumuluar eshte e vogel dhe nuk do te mjaftonte kurre per e ecur deri 70km, por sido qofte eshte nje lloj ndihme sadopak e vogel.