FOTOT: Pa pilot dhe pa karburant, hoteli fluturues që do të mbajë 5000 vetë në ajër

29 Qershor 2022, 12:50Hi-Tech TEMA

FOTOT: Pa pilot dhe pa karburant, hoteli fluturues që do të mbajë

Dizajneri Hashem Al-Ghaili pretendon se ka shpikur një kryqëzor qiellor, një hotel të vërtetë fluturues, në gjendje të shëtisë deri në 5000 udhëtarë.

Sipas projektit të avionit gjigant që do të shërbejë për udhëtime turistike, nuk do të ketë nevojë për pilot dhe as karburant.

Me idenë e tij guximtare, Al-Ghalili ka ndarë internetin, mes idealistëve dhe realistëve. Shkencëtari nga Jemeni thotë se me këtë projekt kërkon të bashkojë fluturimet komerciale me luksin.
Avioni gjigant është parashikuar të ketë edhe një oborr të madh, rreth të cilit do të ngrihen qendra tregtare, pishina, restorante, palestra, kinema dhe madje edhe një teatër.

Sipas tij, hoteli fluturues do të punojë përmes një motori bërthamor, me një reaktor të montuar në të, çka do të thotë se nuk do të ketë nevojë kurrë të ulet në tokë për t’u furnizuar me karburant. Udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit do të ngjiten aty përmes avionëve apo helikopterëve.

Disa komentues shkruan se pavarësisht bukurisë, dizajni dukej i pakuptimtë dhe i parealizueshëm, ndërsa të tjerë ngritën pikëpyetje për kostot e projektit dhe leverdishmërinë e tij.

5 Komente

  1. N
    N.VJOSA

    Ah medet, medet!... Njerzit vdesin nga uria, nga semundjet Egoizmi kerkon qiqra ne hell... Shoqeria duhet tua marre parat ketyre Kerpushave dhe te rris mireqenien e NJERZVE TE PUNËS, ATYRE QE MBAJNE BOTEN MBI SHPATULLA...!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      e hëngre çorbën ti!? deri tek stomaku të shkon mëndja o hale e lumit tim!!

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zydo

      Por dhe me rigon.....

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        "hoteli fluturues do të punojë përmes një motori bërthamor," që do të thotë një lloj tjetër përdorimi i energjisë bërthamore apo thjeshtë kjo e njohura deri më sot?? në mos gaboj energjia bërthamore në termocentrale nuk është gjë tjetër veçse "qymyr i ndezur" që prodhon nxehtësi,e cila lëviz turbina me avull që prodhojnë energji elektrike!! ndryshe nga qymyri normal,me uran o pluton duhet pak material dhe zgjat shumë,por në fund të fundit është thjeshtë një "makinë me avull"!! nëse nuk gjëndet ndonjë mënyrë tjetër shfrytëzimi i energjisë bërthamore,nuk ma merr mëndja se është i realizueshëm ky "projekt"!! ps:po të ishte gjetur do të ishte përdorur tashmë në fluturimet në hapsirë!!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fisnik

          Qylymi fluturues ;)

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje