Makina të vogla elektrike që do të shërbejnë si për individët gjatë sezonit të turizmit, për bizneset, por edhe për institucionet.
Gjatë një takimi të organizuar nga pedagogu Feriol Ozuni, mes disa pjesëmarrësve nga pushteti lokal në Shqipëri dhe nga Ambasada rumune, u diskutua për një projekt inovativ, i cili do të shërbejë për sektorin e turizmit dhe jo vetëm, nëpërmjet disa mjeteve elektrike.
Tiberiu Andrioaiei, përfaqësues nga Këshilli i Konfederatave dhe Industrisë në Rumani, tha:
“Po vijmë me një ide të re në Shqipëri, e cila po bëhet shumë e hapur në disa vende të Evropës. Ideja është implementimi i makinave elektrike në disa zona të vendit, të cilat shihen me potencial për zhvillimin e turizmit, siç mund të jenë Saranda, Librazhdi, Pogradeci, etj. E veçanta e kësaj është që nuk ka pse ta karikosh, por ta ndërrosh baterinë.
Individët nuk kanë pse ta blejnë mjetin, por të paguajnë për shërbimin. Trafiku në Sarandë po rritet si pasojë e turizmit. Duke implementuar këto makina të vogla, mund të reduktojmë trafikun duke ofruar një shërbim më të mirë për turistët në Shqipëri.”
Kjo është një metodë e cila është aktive në disa vende të Evropës, siç është Spanja. Sipas projektit, do të vihen në shërbim makina elektrike të vogla, sa gjysma e përmasave që mund të kenë makinat e zakonshme në Shqipëri. Po ashtu, në projekt përfshiheshin dhe motorët me 3 vende, deri tek monopada.
Sipas Cristian Cutaș, këshilltar në Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri dhe shef i Zyrës për Promovimin e Tregtisë dhe Ekonomisë, Fieri është momentalisht qyteti i parë që është në proces dokumentacioni për të implementuar këtë projekt.
Për sa i përket kostove të shërbimit për këto mjete, çmimet variojnë nga 40 euro deri në 60 euro në javë, duke arritur një total prej 160-240 euro në muaj.
Nuk ka nevoje ta karikosh, por te ndrrosh baterine? Me cfare baterie punojne? Me bateri orash apo bateri pultesh? Vari trapin i thone ketij muhabeti.
Shkon ti qe te marresh makinen? Me bateri me vete nga shtepia ne nje qese konadi Daku
Librazhdi qytete turistik?? Ece aty Balla se e paske kapure tenderin. Per 240 merr hyrje me qera per 1 muaje dhe nuk ka pse te levizesh. Po kur te vijne Land Roversat nga Kukesi qe te marrin perpara? As name e as nishane nuk te gjendet.
makinat me bateri jane po aq ndotese per ambientin sa edhe ato me nafte, biles me keq akoma. nqs ato marrin flake s'ka zjarrfikese ne bote qe mund ti shuaje, plus duhet edhe nje industri e tere per ti recikluar baterite, po ato motoret me 3 vende ,mos jane ato makinat qe perdoren ne indi e pakistan, qe shemtojne vendin gjeja me e shemtuar qe mund te gjesh neper rruge jane ato
Nuku bre, çuar thua...maqina me kurrent. Po ata gangisterat me BeMeVe 7 qe hapen bythesh do blejne nga keto maqinat. Kush do jete i forti i rruges pastaj?
Po RUMANI ME ASTRA nuk e njeh Kosoven o bastarde ,pse u jepni lek kurvave te cadrave ? Ramuti e ka kthyer vendin ne koloni te te gjitheve , edhe jevgjit kishim mangut te na vjedhin.