Teoria konspirative: Elon Musk manipuloi zgjedhjet në SHBA me satelitët e tij

13 Nëntor 2024, 09:17Hi-Tech TEMA
Teoria konspirative: Elon Musk manipuloi zgjedhjet në SHBA me

Teoritë konspirative duket se nuk zënë vend sot vetëm tek që përgjithësisht janë më djathtas me bindjet politike. Pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara po përhapet në rrjetet sociale një teori se Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, pronar i Tesla dhe SpaceX, sponsori i Donald Trump ka hakeruar rezultatet me anë të rrjetit të tij satelitor Starlink. Vetë Harris dhe Biden nuk kanë shprehur deri tani asnjë pakënaqësi për procesin në vetvete.

Donald Trump i fitoi qartë zgjedhjet, por megjithatë teoricienët e konspiracionit, këtë herë mes votuesve demokratë janë thuajse të bindur se konstelacioni i zhvilluar nga SpaceX dhe i projektuar për të ofruar internet me shpejtësi të lartë në mbarë botën (me mbi 7 mijë satelitë në hapësirë, gjysma e atyre në orbitë), ishte i lidhur me makinat e votimit. Në këtë mënyrë, sipas tyre ai mund të ketë hakeruar rezultatet.

Musk ishte sponsori kryesor elektoral i Trump dhe pritet të marrë një pozicion të rëndësishëm në administratën e re që do të marrë detyrën janarin e ardhshëm. Një video të shpërndarë më 10 nëntor në TikTok me më shumë se 1.6 milionë shikime në më pak se 24 orë, pretendohet se Kalifornia, historikisht demokrate dhe “shtete të tjera të lëkundura kanë përdorur internetin e Starlink për të numëruar fletët e votimit.”

Në mbështetje të këtyre tezave, një video e postuar nga Joe Rogan, podkasteri më i ndjekur në botë, i cili pak ditë para votimit intervistoi dhe mbështeti Trumpin, si dhe priti Elon Musk, po bën bujë në internet pasi ai shpjegon se miliarderi ishte në dijeni të rezultatit “4 orë para shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve”. Megjithatë teoritë rreth mundësisë së Starlink për të manipuluar zgjedhjet në favor të Trump, ka shumë të ngjarë të bazohen në asgjë.

Makinat e votimit në përgjithësi nuk janë të lidhura me internet. Përjashtime bëjnë vetëm disa shtete, të cilat lejojnë skanerët të transmetojnë rezultate jozyrtare nëpërmjet një rrjeti celular. Por gjithsesi kjo ndodh pas përfundimit të zgjedhjeve dhe jo 4 orë më parë.

Për më tepër, edhe kur një lidhje me internetin është e nevojshme, zyrtarët zgjedhorë marrin masa shtesë sigurie për të shoshitur çdo dobësi dhe kërcënim. Me pak fjalë, sistemet zgjedhore amerikane nuk janë aq të brishta sa pretendojnë teoricienët në rrjetet sociale.

Chip Trowbridge, shefi i teknologjisë i Clear Ballot, prodhues i sistemeve të votimit të miratuara nga Komisioni Federal i Asistencës Zgjedhore, theksoi në një intervistë me ABC News muajin e kaluar se “këto sisteme nuk mund të kenë lidhje me internet”. As lidhje wifi, as Bluetooth apo radio. “Nëse shikoni makinat e votimit qartë, i vetmi tel që del është një kabllo elektrike”.

Kjo nuk është hera e parë që makinat e votimit përfundojnë në qendër të teorive konspirative. Ishte vetë Elon Musk ai që ushqeu këtë lloj falsiteti tetorin e kaluar në mitingun historik së bashku me Trump: “Gjëja e fundit që do të bëja është t’i besoja një programi kompjuterik sepse është shumë e lehtë për t’u hakeruar” – tha ai.

Pas zgjedhjeve të fituara nga Biden në vitin 2020, Trump nuk e pranoi kurrë rezultatin e votimit dhe nxiti mbështetësit e tij kundër asaj që e quajti një “mashtrim i demokratëve”. Akuzat i hapën rrugë sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021, faqja më e errët në historinë demokratike amerikane. Megjithatë, ndryshe nga 4 vjet më parë, as Kamala Harris dhe as Joe Biden nuk po nxisin komplote pas humbjes së tyre në zgjedhje.

Në vitin 2020, makinat elektorale ishin në qendër të lajmeve të rreme që i konsideronin “mjete të manipuluara për të hequr Trump nga Shtëpia e Bardhë”. Hetimet nuk gjetën prova për manipulime apo makineri të votimit të manipuluara duke konfirmuar saktësinë e rezultateve të zgjedhjeve në të gjitha vendet.

Këto teori detyruan Fox News që në vitin 2023 të paguante 787 milionë dollarë për Dominion Voting Systems, një nga kompanitë kryesore që ofron shërbime elektorale, për të zgjidhur një padi për shpifje dhe për të shmangur gjyqin. Nëse fitorja e Trump zbuti frikën e trazirave pas asaj që ndodhi në Capitol Hill, lajmet e rreme ishin megjithatë një kapitull i rëndësishëm në fushatën e fundit elektorale.

Vetë Trump akuzoi se votat e dërguara me postë po manipuloheshin në disa shtete të lëkundura. Musk madje akuzoi edhe google se po ndihmonte Harris duke bërë që kompania të reagojë dhe të mohojë pretendimet. 

8 Komente

  1. B
    Bimbashi

    Pirdhni pirdhni. Behuni si plehra Tramp qe ja vodhen kur kontrollonte cdo gje Sorosi me shoket qe kontrollojne boten po cuditerisht i fitioi kur Sorosi kontrollonte cdo gje ne Amerike. Thjesht i fitoi e mirupafshim.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Po shume e vertete, kopjoi regjimin e Biden, qe kompjutri morri virus pas 12 te nates dhe papritue vetem vota per Biden, qe ndoshta ishte akoma ne gjume pas nje fushate me mijra tifoze neper stadiume te mbushura me shume me pikturat e Bidenit...lol..dhe kishte plasur tubi i WC dhe duhej nderprere numerimi, por brenda do ishin ne dhome vetem ca Afro-Karaibe femra dhe shqiptare ndoshta qe ruanin te dera kur numeroheshin votat...kur kutite postare mbusheshin me letra votimi 10 a 20 nga nje person i vetem, se gjyshja sdilte dot nga shtepia etj...dhe me kryesore ne saj te fushates se zjarrte nga bodrumi i Biden me 10 spektatore ne ekran....dhe Biden fitoi bujshem , me vota me shume se O'bumA lol

      Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      para 4 vjetësh idiotët e trapit thanë të njëjtën gjë,duke mos përmëndur karucin mask,dhe shoqëria që zotëron makineritë e votimit e tha fare thjeshtë se "makinat nuk janë të lidhura në internet"!këto zgjedhje përdorën të njëjtat makineri,që prapë nuk janë të lidhura në internet!idiotët e radhës prapë kanë diçka që të hanë mut si xhuliani e trapi 4 vjet më parë!xhuliani,nëse nuk e fal trapi,duhet të paguajë gjobën që i është vënë për gomarllëqet që tha 4 vjet më parë!!

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opionisti

        Amun te hetohete elio max

        Përgjigjjuni
        1. F
          Frank

          Hahahahahahah more komunista te ndyre. Kesaj radhe do ju zhduket fara e qelbur nje here e pergjithmone plera marksiste. Sa per "idiotet e Trumpit", para 4 vitesh ky dudumi ne krye qe nuk lidh dy llafe mori 82 milion vota, nderkohe qe mesatarja per vete presidentet Demokrate ishte 65-67. Nga dolen kta 15 milione votues ore anticensura e loqes time te majte? Apo do e kene mare censusin dhe praktikat nga Instati i Piktorit qe ju desh 1 vit me nxjerr qe nuk jemi 1.8 milione por 2.7. Filloni mesoni dicka konkrete me punu se nuk ka mo leke me lloqe kavaje.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            po frank kari po!!ju zgjoi ju idiotët nga gjumi!!e kur zgjohet idioti nga gjumi!!bën idiotësira që i quan gjenialitete!!

            Përgjigjjuni
          2. a
            american23al

            Demokratet per te vetejustifikuar humbjen katastrofike ndaj nje “ Hitleri” e tjere krijojne perralla dhe levizin fantazine ne drejtime te paparashikueshme……

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nardi

              Anti256, ti do jeshe nga ata me koke blu qe pret te nderrosh seksin falas o bythqire kompjuteri.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje