Si çdo vit, edhe këtë vit, Vodafone po i bën pushimet e turistëve vendas dhe të huaj në plazhet tona akoma më të bukura e argëtuese.“Vodafone Summer Games” do tëorganizohen në disa prej plazheve më të bukura buzë Adriatikut e Jonit, për plot 5 fundjava, duke rritur nivelin e adrenalinës dhe emocioneve. Emocione që i fal jo vetëm fitorja e një loje, por edhe çmimet e pafundme, përfshirë telefonatsmart.
Lojërat më të “nxehta” të bregdetit startuan në Golem, pasuan me disa plazhe të bukura të Durrësit, Velipojës, Shëngjinit e Livadhit dhe do të vazhdojnë në vijim në vende me shumë turistë, siplazhet në GjirineLalzit, Spillesë e Borshit.
Sfidat janë nga më të larmishmet e argëtueset, për të gjitha moshat dhe nivelet. Gjatë këtyre lojërave, në të cilat kanë marrë pjesë jo vetëm turistë vendas, por edhe turistë të huaj, janë dhuruar deri më tani me dhjetrasmart phones, topa plazhi, freezby, raketa tenisi për të gjithë pjesëmarrësit, peshqirë plazhi e shumë dhurata të tjera.
Kompeticionet që angazhojnë edhe më shumë njerëz, mbeten kampionati i minifutbollit, kukëtë vit kanë marrë pjesë20 ekipe me nga 2 lojtarë, si dhe ai i volejbollitnë plazh, ku marrin pjesë gjithsej 16 ekipe, me nga 2pjestarësecili. Ekipet përballen me njëri-tjetrin dhe fituesit kalojnë në fazat e tjera, si çerek-finalja dhe gjysmë-finalja. Ata që mbërrijnë në finale e mandej shpallen fitues, marrin dhuratë 1 telefonsmartqë sigurisht, do t’u duhetpër t’u lidhur me rrjetin më të mirë e të shpejtë, Vodafone.
Gjatë “Vodafone Summer Games” është vënë re një interes i madh dhe pjesëmarrje e lartë e pushuesëve, të cilët në këtë mënyrë e bëjnë ditën e plazhit edhe më argëtuese. Fryma e krijuar gjatë organizimit të lojërave është e këndshme dhe pozitive, teksa ekipet pjesëmarrëse në lojëra e sfida janë dëshmia e radhës se së bashku ne mundemiedhe të argëtohemi, edhe të fitojmë!
Lini një Përgjigje