15 vite nga 21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

31 Janar 2026, 10:10Kronika TEMA
15 vite nga 21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK,

Gazetari Artan Hoxha u paraqit pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme ku ka dorëzuar audio-përgjimin origjinal në lidhje me “21 janarin”.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha ka rrëfyer se arsyeja e cila e ka shtyrë të dorëzonte kasetën origjinale, ka qenë fakti që mungesa e saj të mos përdorej më si një justifikim nga drejtësia për shtyrjen e çështjes.

Ai ka ngritur shqetësim edhe në lidhje me afatet dhe kohën e gjatë që kjo çështje po mbetet pa u zbardhur, pasi sipas tij disa prej veprave penale mund të parashkruhen dhe fajtorët të mbeten pa ndëshkuar.

“Duket sikur 3 nga 4 të vrarë janë përjashtuar. Ka ngelur vetëm Aleks Nika, ku është problem që predha është e dëmtuar. Tek Hekuran Deda predha është tejshpuese dhe nuk është gjetur.
Dëshminë e parë e kam dhënë në tetor 2024. Jemi në 2026. Të hënën ishte paraqitja ime e radhës në vijim të dëshmisë së parë. Kasetën e dorëzova sepse fakti që nuk ishte dorëzuar origjinalja po përdorej si justifikim. Deri në këtë moment nuk kemi persona të regjistruar, pra ka afat pa fund. Nëse ka person të regjistruar nga SPAK duhet të veprohet brenda afateve. Ka kaluar shumë kohë dhe koha nuk pret.
Por flitej edhe në media që meqë nuk kemi të bëjmë me kasetën origjinale, kjo e dorëzuara nuk ka peshën e origjinales. Më thanë nuk kemi laborator të ekpertojmë këtë lloj kasete. Duke pasur këtë frikë që po përdorej si justifikim për ta de faktorizuar këtë element të rëndësishëm e dorëzova. Kaseta vërteton që vrasjet janë me urdhër dhe dashje.
Kaseta origjinale tregon se aty nuk ka ndërhyrje. Precedenti Meta-Prifti krijoi një precedent ku u mbyll hetimi për shkak se u thanë që është ndërhyrë.
E dorëzova origjinalin për t’i hequr këtë arsye nga duart, që të mos kishin më mundësi të thonin nuk e kemi origjinalin. Kaseta origjinale ofron edhe diçka tjetër, është e pa ndërprerë dhe e plotë. Ajo kasetë me sa di do të ekspertohet jashtë vendit që do të kërkojë kohën e vet”, tha ai.

15 Komente

  1. M
    Muli

    O Tan mos harro qe para se dilte kaseta autori kryrsor jo njehere e kishte marre persiper vete bile mburrej qe i vrau , sepse ishte i bindur qe nuk do ta zbardhnin kurre prokuroret qe i kishte te kapur per gryke . Bile bile kam shume frike se do te akuzojne ty per perhapje te lajmeve te rreme , jo me kot u be tere ajo lufte nga Dumani per te mos ta marre fare si dosje ne Spak pavarsisht se e detyronte Strazburgu .

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cubi

      O tani ska nevoje fare per kaset. Po te donte,jo te doje drejtesia i kishte nxjerr ujin e zi me koh,por e terheq sala dhe rama per hundesh. Rames i leverdis ta kete neper kembe se zgjat pushtetin, kurse sala nga frika se ja fusin si leshon freret "" i ka nen komande "" se ka investuar per kete dit te zeze dhe po ja shperblejn me sa te mundin. Ty edhe ne na genjen mendja se do kemi drejtesi ndonjeher, kurre. Sala do shkoj shum shpejt pran mamit dhe çdo gje do shkoj ne harres. Kasetat i kan televizionet si ti duash, por nuk do hyn ne pun kurre. Mjer qyqaret qe shkuan si qeni ne vresht pa asnje mekat vetem per qejf te sali qenit.

      Përgjigjjuni
      1. n
        na myten matufat!

        ndaje menjen mer shok, Spakin e komandon Sala o Rama, ti as te qi e as te leshoj, veri lesht!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Berti

        Kjo ceshtje do zgjidhet pas arrestimit te prokuroreve Dumani e Hoxha per fshehje te qellimeshme te autoreve te krimit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Timi

          Pa merak se kaseta do zhduket, eshte vjedhur do thonë, pa autorë sigurisht. Nuk duan ta hetojnë jo se nuk kishin origjinalin.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sela

            Do vidhet kaseta si ato dokumentat e gjykatës së Durrësit që u gjendën në makinën e Arjan Ndojës dhe asnjë prokurori të spak nuk ja mban ta çojë këtë çështje për hetim kur faktet bëjnë MUUU.

            Përgjigjjuni
            1. ¿?

              Fiks fare TImi, pastaj ky Artan Hoxha do te thote, nuk kisha dorezuar origjinalin, po ashtu thashe qe te vertetoja qe do te zhdukej dhe fap do te nxjerre nje kasete tjeter e do te thote, ja kjo eshte origjinali. Sot ne Shqiperi eshte bere loja e Lenes me Prenen, dmth ia heqin Lenes ia vene Prenes, pastaj kur Prena merzitet thote, ma hiqni mua dhe vejani Prenes, e keshtu me rradhe derisa edhe ne qe komentojme ketu te lodhemi. Pastaj vine te tjere komentues te fresket dhe loja vazhdon deri ne pambarim. Prandaj o Timi, me mire mos me qene as me Lenen e as me Prenen. Te dyja copa kurvash jane.

              Përgjigjjuni
            2. Q
              Qytetari

              Ose mund te kesh vendosur ta dorezosh tani duke qene se ka avancuar teknologjia dhe mund ti ri regjistrosh zerat ne kasete nepermjet modifikimeve te bera me Inteligjence Artificiale. Nuk ka me nevoje per babale si Salianji por me nje program te thejsht AI, shtyp record mbi kaseten dhe ja provat e ketij boli sharlatan.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetari

                Nga kerkimi online thuhet: Pse është "e lehtë" tani Kërkesë e ulët për të dhëna: Mjetet moderne të IA-së mund të klonojnë një zë duke përdorur vetëm 3 deri në 10 sekonda audio, siç është një fragment nga një mesazh zanor ose një video e vjetër në shtëpi. Aksesueshmëria: Mjete të shumta komerciale të IA-së (si ElevenLabs, Resemble AI dhe Kits AI) u lejojnë përdoruesve të ngarkojnë mostra zëri, të shkruajnë tekst dhe të gjenerojnë audio të re, të personalizuar brenda sekondave. Mjete për Degradimin e Audios: Pasi një zë të klonohet, ai mund të kalohet nëpër filtra që simulojnë karakteristikat e kasetave të vjetra analoge, siç janë fishkëllima e kasetave, wow dhe flutter (luhatjet e shpejtësisë) dhe diapazoni i reduktuar i frekuencave (tingull i mbytur). Procesi i Falsifikimit të një Kasete të Vjetër Klonimi i Zërit: Një mostër 10-sekondëshe e zërit të synuar ngarkohet në një platformë si ElevenLabs për të krijuar një model dixhital të zërit. Gjenerimi i Tekstit në të Folur: Përdoruesi shkruan dialogun e rremë që dëshiron të prodhojë, të cilin IA e renderon në zërin e klonuar. Përpunimi Pas-Përpunimi/Degradimi: Audioja dixhitale ekzekutohet përmes mjeteve të restaurimit të audios të drejtuara nga IA ose filtrave të stacionit të punës audio për të shtuar "plakje", fishkëllimë dhe shtrembërim, duke e bërë atë të tingëllojë sikur është regjistruar në vitet 1970 ose 1980.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lymi

                  cfare doni me teper per te kuptuar qe Spak e Gjkko i perkasin drejtesis se vjeter te Sali Berishes? Pse eshte rastesi qe rastet Gerdeci me personazh kryesor Zenin dhe 21 janari me Saliun i kane mbyllur para se ti hapin e nderkohe kane 1 vit qe kane lene Tiranen pa kryetar duke mbajtur Erjon Veliajn ne paraburgim? Dikur bandat e Saliut nga Mamurrasi sabotonin duke hedhur ne ere linjat e tensionit te larte, sot strategjia ka ndryshuar, sot sabotohet kryeqyteti i vendit!

                  Përgjigjjuni
                  1. 4
                    4 snajper dhe une 5 do hapnim zjarr

                    Eh!sa kaseta dhe fakte ka gestapo skap,por nuk ja mban te hapin c3shtjen se jane dhitsa frikacak,te blere e korruptuar.... Keta kane dale nga cerdhja e argites dhe sali kriminelit... Dhe shpesa qe vdes e fundit ka vdekur e para

                    Përgjigjjuni
                    1. ¿?

                      Si perfundoi kaseta origjinale ne duart e ketij??? Kush e ka autorizuar pergjimin???

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Labi

                        Keta prokuroret e spakut dhe te te gjith kreret e gjykatave jane ushtar te bindur te familjes non grata dhe mos prisni ndonje çudi prej tyre se pastaj u pritet bonusi qe marrin

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Next level

                          Qëllimi i SPAKut nuk është drejtësia, por si të marrë dhe mbajë peng qeverinë shqiptare. Nëse donim drejtësi , duhet t'a kishim bërë vetë. Të tjerët e bënë si ç'ju duhej interesave të tyre. Qurravitemi kot

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Franci

                            Prokuroret Dumani dhe Hoxha vazhdojne zvarritjen e dosjes deri ne tejkalim te afateve e kalimin ne parashkrim te disa veprave penale. Kete e kane kuptuar te gjithe shqiptaret tani.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje