25-vjeçari tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak divorci me të motrën

22 Shtator 2023, 16:40Kronika TEMA

25-vjeçari tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak

Lezha dje u cilësua si kryeqyteti i aksidenteve, megjithatë duket se jo të gjithë përplasjet ishin ngjarje aksidentale. 

Aksidenti i ndodhur në hyrje të Shëngjinit, rezultoi se ishte i mirëmenduar, pasi sipas policisë, drejtuesi i automjetit në fakt ka tentuar të vrasë ish-bashkëshortin e motrës së tij. Arsyeja kanë qenë konfliktet pas divorcit me të motrën.  25-vjeçari Antonio Uldedaj e ka  goditur disa herë me automjetin e tij ish-kunatin Marsido Pati i cili po udhëtonte me motor.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku shoferi i automjetit sipas njoftimit paraprak të policisë kishte përplasur motorin. Drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit para se policia të mbërrinte në vendngjarje.

Nga hetimet u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi Antonio Uldedaj, 25 vjeç, banues në Lezhë, pasi rezultoi se ai e ka përplasur qëllimisht me automjet, motorin që drejtohej nga ish-bashkëshorti i motrës së tij, shtetasi Marsido Pati, 32 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motori që u përfshinë në këtë rast.

Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

1 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Nuk mjaftonin shurresat arabe m'Albanistan pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit por nuk mungojne edhe shpellaret katholike te Frrok analistit..... allah uakbar!

    Lini një Përgjigje