“Krijoi urrejte”, zbardhet dëshmia e babait të Klered Bozhanaj që plagosi policin

22 Shtator 2023, 16:00Kronika TEMA

“Krijoi urrejte”, zbardhet dëshmia e babait të Klered

Për Klered Bozhanajn, 42-vjeçari që plagosi efektivin e forcave “Shqiponja” në kryeqytet dy ditë më parë, grupi hetimor po pret rezultatet e mjeko-ligjorëve për të parë nëse vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Kjo për shkak të dëshmive të tij konfuze para hetuesve, por edhe familjarëve të autorit që kanë thënë se Klered Bozhanaj vuan nga depresioni i theksuar.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka siguruar edhe dëshminë që ka dhënë para grupit hetimor babai i Klered Bozhanaj.

V.Bozhanaj ka thënë se Kleredi së bashku me familjen e tij u kthyen nga Italia në Gusht të vitit 2022 dhe që prej asaj kohe kanë qëndruar te shtëpia e tij, në zonën e Kinostudios.

“Kleredi dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të papunë dhe kanë jetuar me të ardhurat e prindërve të tyre”, thuhet në procesverbalin e grupit hetimor.

V.Bozhanaj ka deklaruar se Kleredi i kishte thënë që nga Italia ishte kthyer pas një konflikti me punëdhënësin, dhe sipas tij, policia italiane kishte mbajtur anën e punëdhënësit.

Për këtë arsye ishte detyruar të kthehej në Shqipëri dhe për këtë fakt, thotë babai, Kleredi fajësonte policinë italiane dhe për ta kishte krijuar urrejtje.

Sipas dëshmisë së babait, gjatë jetesës në banesë ai kishte vënë re se Kleredi ka qenë i paekuilibruar në biseda dhe i kishte kërkuar që të bënte një vizitë te mjekët psikiatër.

Por Klered Bozhanaj e kishte refuzuar vazhdimisht kërkesën e babait.

I ati i Klered Bozhanaj ka deklaruar para hetuesve se nga bisedat e zhvilluar ndërmjet tyre, kishte konstatuar se i biri kishte krijuar bindjen se nuk e donte askush dhe se të gjithë e urrenin.

1 Komente

  1. A
    Albina

    Pse i biri i Vitriut qenka ky?.... . Po Vitriu ka qenë e është një njeri i shkëlqyer, ushtarak e pasionant i këngës popullore labe...... .

    Lini një Përgjigje