36-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës në Itali

20 Nëntor 2025, 19:08Kronika TEMA
36-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pozzallo të Italisë, ku një punëtor shqiptar 36-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në kantier ndërtimi.

Sipas raportimeve të mediave të italiane, 36-vjeçari u godit nga krahu mekanik i betonieres në momentin që po hidhte beton në çatinë e një objekti në ndërtim. Goditja ka qenë fatale, ndërsa një koleg i tij mbeti i plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes arritën dy ambulanca ku u dha ndihma e parë. 36-vjeçari, u dërgua me urgjencë në urgjencën e Spitalit Maggiore-Baglieri në Modica. Pavarësisht përpjekjeve, shqiptari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse në kantier janë shkelur standardet e sigurisë në punë.

1 Komente

  1. L
    Leko

    Ne Shqiperi do t'i kishin arrestuar me inxhiniere e me pronare te firmes qe nuk jane fare ne kantier....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje