Makina del nga rruga në aksin Dragot-Këlcyrë, plagosen dy persona

20 Nëntor 2025, 15:20Kronika TEMA
Makina del nga rruga në aksin Dragot-Këlcyrë, plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Dragot-Këlcyrë”. Policia njofton se një 42-vjeçare teksa drejtonte mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona. Policia ka proceduar shoferen e identifikuar me inicialet L.L.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. L., 42 vjeçe, banuese në Përmet, pasi në aksin rrugor “Dragot-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje