Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

14 Janar 2026, 18:50Kronika TEMA
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka drejtuar një ankimim Gjykates Kushtetuese, që të vendos një rregull tjetër sa i përket cështjeve me me shumë se një të pandehur.

Konkretisht, kërkohet  të ndërhyet në nenin 265 të Kodit të Procedurës Penale që lidhet me pezullimin e të afateve të paraburgimit.

Ndodhin raste kur të pandehur të ndryshëm, ai apo avokati i tij, nuk paraqiten në seanca dhe kështu bëhen pengesë për zhvillimin e gjykimit brenda afateve.

Shtyrja e paraburigmit mund ti interesojë njërit prej të pandehurve, si një mundësi për të llogaritur më pak vite burgim, nëse dënohet më pas me vendim të formës së prerë. Por një i pandehur tjetër i së njëjtës cështje , mund të dojë që gjykimi të përfundojë sa më shpejtë, gjë që nuk e arrin nëse ndodhin shtyrjet.

Në rastet e disa stë pandehurve të një dosjeje, efektet e paraburigmit shtrihen tek te gjithë bashkë të pandehurit, pavaresisht se vetëm njëri prej tyre është bërë shkak për moszhvillimin e procesit gjyqsor.

Kjo thotë Gjykata e Posaçme është shkelje e Kushtetuës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe kërkon që shapllet si e papajtuehsme, në pjesën që nuk parashikon shtrirjen e personalizuar të efekteve juridike të pezullimit të afateve të paraburgimit tek bashkëtëpandehurit.

Neni 265 i Kodit të Procedurës penale, që përmend Apeli i Posacëm në ankimim, nuk percakton që vendimi për pezullim të zbatohet vetëm ndaj te pandehurit që ka sjelle zvarritjen, por i perfshin te gjithe te pandehurit njetrajtesisht ne pezullim.

Ajo që kërkon gjykata e apelit është që nëse neë një gjykim me disa bashke të pandehur, njëri prej tyre bëhet pengesë për zhvillimin e procesit dhe gjykata merr vendim për pezullimin e afateve të paraburgimit, vendimi të ketë efekt vetëm për personin që behet pengesë dhe jo për të gjithë të pandehurit. 

3 Komente

  1. V
    V

    Gjykata e apelit a kryesohet nga tartabiqi Saliut Eugert Pellumbi?

    Përgjigjjuni
    1. e
      e kam 35 cm

      hetuesia e Haznedarit kerkon paraburgim pa limit! Po mire mor gjelbesira, si i behet me Mediun dhe Saliun qe i keni lene te lire, per te bere edhe fushate elektorale, keta te dy, fale lirise qe u keni dhene po i zvarrisin proceset e tyre, sic ka pas bo dikur edhe Basha. Per keta eshte gjithshka ne rregull, eh mer qelbsina?

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyyppp Xhixhi

        Ligjet i ben dhe ndryshon parlamenti qe e ka funksion kushtetues. GjK ben interpretime kur ligjvenesi nuk ka percaktyar qarte, por nuk ndryshon apo ben ligje. Shfuqizon dispozita ligjore kur bien ndesh me ligje te tjera dhe i kerkon Parlamentit rregullimin sipas orientimit te dhene ne vendim. Pse nuk i drejtohet Parlamentit Gjkko ???? Pse ben kete shmangie??? Ky eshte puc institucional. Nese e bejne si injorante jurispudence, si kane kaluar vetingun per profesionalizem???!!! Nese e bejne me qellim, puci institucional perben veper penale dhe denohet me ligj. Eshte e disajta here qe Spak dhe Gjkko qe jane te emeruar, shmangin ne procesura me qellim Parlamentin qe jane te zgjedhur. Mjaft eshte mjaft. Keshtu bene dhe per rrogat e tyre, i ngriten sa u desh trapi me Gj Kushtetuese duke shmangur Qeverine qe e ka atribut ligjor. Shtet brenda shtetit nuk mund te funksionoje sepse sjell shkaterrim institucional te shtetit dhe shoqerise. Palloshi me keto te merret dhe jo me Fevzi kokloqen dhe Lala turimushken ose ndryshe jepja qeverine prokuroreve e gjyqrareve se ti s’paske bythe ti vesh oikat mbi i.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje