“S’më lënë të promovoj librin”, anëtari i “Bandës së Babagjyshëve” ankohet në Instagram! Kontrolle të imtësishme në qeli

14 Janar 2026, 15:40Kronika TEMA
“S’më lënë të promovoj librin”,

Pas arratisjes së një dite më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit të të burgosurit Altin Ndoci, një tjetër “incident” është shënuar në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit.


Bëhet fjalë për një audioregjistrim i një prej të dënuarve që vuajnë dënimin në këtë burg. Në profilin e Instagramit të të dënuarit Fatmir Pjetri i dënuar si pjesë e bandës së babagjyshëve, ka publikuar një audioregjistrim në të cilin hedh akuza ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.

Në audioregjistrimin, Pjetri thekson se po diskriminohet përsa i përket librit që ka shkruar. Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka lejuar të promovojë librin “Jetë e guximshme”, pasi përmban akte dhune.

Vetëm pak minuta pas publikimit të audioregjistrimit në rrjetin social Instagram që mban emrin e Fatmir Pjetrit, Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, ka urdhëruar një kontroll të imtësishëm të qelisë ku qëndron i dënuari Pjetri.


Pritet që në orët në vijim të ketë një informacion në lidhje me rezultatet e kontrollit të ushtruar pasi dyshohet se regjistrimi i audios të jetë bërë brenda qelisë me aparat celular.

2 Komente

  1. S
    Sass

    Cili nga keta te dy eshte krimineli se duken njelloi biles ai kokelopa duket me keq se ky

    Përgjigjjuni
    1. K
      K O R C A

      Pse , shkrojtkan libra edhe shtazet ? Cfar nuk po na degjojne veshet ? !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje