Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e SPAK, pasi pritet të njihet me akuzat për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Bektashi akuzohet nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, por mbetet për tu parë nëse do të merret i pandehur për të njëjtat akuza apo jo.
Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.
Bektashi është nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Një ditë më parë më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv. Po ashtu edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Lini një Përgjigje