Afera ‘Partizani’ - Sali Berisha paraqitet sot në SPAK

4 Gusht 2025, 09:52Kronika TEMA
Afera ‘Partizani’ - Sali Berisha paraqitet sot në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, si i pandehur i aferës ‘Partizani’.

Dosja për këtë hetim kaloi për gjykim më 19 maj, në të cilën Berisha gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë.

Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Që prej kalimit të dosjes për gjykim, deri tani janë zhvilluar 2 seanca gjyqësore, të cilat janë shtyrë. Seanca e radhës është caktuar për në datë 15 shtator.

1 Komente

  1. @
    @.

    Ky i ka degjeneruar fare keta heronjt e drejtesis. Sa qesharak që jan ber me kete proçes Dumanrat që s’kan kellqe ta rasin brenda. 21 janari: jemi ne hetime paraprake thot Dumani. Çar turpi. Hajde besoi ketyre. Keta njeres te paaftë na kan ber te marrem rruget që mos gjeçin derman rënkimet tona i zençin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje