Aksident fatal në aksin Memaliaj-Krahës, ndërron jetë 40-vjeçarja, 3 të plagosur

11 Shkurt 2024, 14:40Kronika TEMA
Aksident fatal në aksin Memaliaj-Krahës, ndërron jetë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçare.


40-vjeçarja e identifikuar si Dhoksi Mango, ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda dhe raportohet se trupi i saj është dërguar në morgun e Tepelenës.

Po ashtu, në spitalin e Gjirokastrës është transportuar dhe burri i viktimës i identifikuar si Ledian Ibrahimi, si dhe dy persona të tjerë të cilët kanë marrë gërvishtje të lehta.

"Rreth orës 11:45, në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve",- njofton policia.


Policia ndodhet në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

1 Komente

  1. B
    BBC

    Faji i BMW. Mjafton te shikosh diferencen ne mjete per te kuptuar kush ka tendence per te shkelur rregullat ne kete vend

    Lini një Përgjigje