Bie nga kati i pestë, humb jetën 27-vjeçarja në Kamëz

11 Shkurt 2024, 12:30Kronika TEMA
Bie nga kati i pestë, humb jetën 27-vjeçarja në Kamëz

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku një 27 vjeçare ka rënë nga kati i pestë e për rrjedhojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 23.00, në rrugën "Teuta", në banesën ku 27-vjeçarja e kishte marrë me qira. Si pasojë e dëmtimeve të marra, S. A., ka ndërruar jetë në spital.  

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, nëse është vetëvrasje apo vrasje.

Lini një Përgjigje