Një zjarr ka rënë në urgjencën e re të QSUT-së orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Raportohet se shkak për flakët është bërë një defekt në bateritë e serverëve, të cilët ndodheshin në katin -1.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë vënë flakët në kontroll, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Për çështje sigurie, të gjithë pacientët janë transportuar në Sanatoriumin në Sauk. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë evakuuar edhe personelin.
“Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve.
Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar”, njofton policia.
Lini një Përgjigje