I dha 215 mijë euro Lorin Xhelilajt, 26-vjeçari donte të zgjeronte biznesin e familjes në Turqi! Bëri denoncim pasi nuk iu kthyen paratë

10 Shkurt 2024, 12:47Kronika TEMA
I dha 215 mijë euro Lorin Xhelilajt, 26-vjeçari donte të

Lorin Xhelilaj, punonjës në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 215 mijë euro. Gjatë operacionit të koduar “Transporter” policia i sekuestroi 38-vjeçarit, 108 mijë euro.

Shumën e konsiderueshme të parave, sipas policisë, i arrestuari ia ka marrë një 26-vjeçari, Denis Buzali, me pretekstin se do t’i siguronte nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi, shkruan report.tv.


Denis Buzali ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë.

Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë "më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti".


Në javët e fundit Buzali ka nisur të dyshoj se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaporta dhe aksionet nuk po i bënte dot.

Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte Buzalit në një moment të dytë. Në kushte të tilla, Denis Buzali i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin.

Krimi Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga Buzali.

 

Lini një Përgjigje