Vrasja në Kurbin, policia jep detaje: U tentua vrasja e Ardjan Gjeloshit, plumbat kapën ekonomistin

10 Shkurt 2024, 09:30Kronika TEMA
Vrasja në Kurbin, policia jep detaje: U tentua vrasja e Ardjan Gjeloshit,

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë Gentjan Berberi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në një firmë inertesh, ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihane dhe u plagosur pronari i kompanisë Ardjan Gjeloshi.

Sipas zv.drejtorit të policisë objektiv i sulmit me armë ka qenë pronari i firmës. Sipas Berberit është tentuar që të ekzekutohet 51-vjeçari.

''Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik.

Pista hetojmë konflikte mosmarrëveshje. Objektivi dyshohet A.GJ dhe është në gjendje të mirë'',- tha Berberi.

Lini një Përgjigje