''Do të bëj pasaportë bullgare dhe aksioner në një kompani në Turqi'', i mori të riut 215 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet 38-vjeçari

10 Shkurt 2024, 10:50Kronika TEMA
''Do të bëj pasaportë bullgare dhe aksioner në

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi mashtroi një 26-vjeçar duke i marrë 215 000 euro.

Sipas Policisë 38-vjeçari i ka premtuar të riut se do t’i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Finalizohet nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Transporter”.

Përvetësoi 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.  

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale 108 600 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në baahkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

2 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Mashtruesi këtë punë ka të fitojë me mashtrime por ky që jep 215 mijë euro është njeri me mënd?Edhe ky është mashtrues sepse si i ka siguruar këto para dhe mbi të gjitha kërkon me pagesë gjëra që nuk i meriton.Të dy duhen dënuar

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      ku i gjeti e si i beri i riu 26 vjecar 200 e ca mije Euro? ju lutemi ndajeni me lexuesin eksperiencen e tij te "suksesshme" ne jete (derisa ra pre e mashtruesit, sigurisht) me ne lexuesit e thjeshte qe te mesojme

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje