Kaos dhe përleshje bandash në burgun italian, të dënuarit shqiptarë konfliktohen me ata nigerianë

10 Shkurt 2024, 19:31Kronika TEMA
Kaos dhe përleshje bandash në burgun italian, të dënuarit

Një përleshje e ashpër ka ndodhur mes disa të burgosurve shqiptarë dhe nigerianë në një burgun e Solliccians në Itali

Sipas raportimeve nga policia italiane, mësohet se nga përplasja mes dy grupeve janë shkatërruar dy seksione qelish, ndërsa në spital kanë përfunduar me lëndime serioze 5 gardian, dy prej të cilëve rrezikojnë të humbin shikimin.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme por autoritetet e kanë raportuar sot. Sipas autoriteteve, konflikti mes të burgosurve ka ndodhur në kohën që ata ishin paraqitur për vizita mjekësore.

Mes tyre ka ndodhur një debat por policët e pranishëm kanë mundur të shmangin kontaktin fizik, por pasi të burgosurit shqiptarë pasi u kthyen në seksion kanë pritur dhe kanë sulmuar të burgosurit nigerian.

Nigeriani ka arritur të shpëtojë dhe të arrijë në seksionin e tij dhe i ka treguar bashkatdhetarëve, të cilët janë mbledhur dhe janë përleshur me ata shqiptarë.

Ata pritën që stafi të hapte portën penguese për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darkën, dhe në këtë mënyrë ata të kishin mundësi të dilnin.

Oficerët e paktë të pranishëm bllokuan portën dhe me shumë vështirësi arritën ta mbyllnin, por kjo nuk i ndaloi nigerianët, të cilët, duke qenë në një regjim të hapur, fillimisht u përpoqën të detyronin bllokadën duke hedhur vaj të vluar dhe bombola gazi të djegur në drejtim të stafit.

Pas shpërthimit të një bombole, porta u hap, dhe copat e shpërndara lënduan në sy oficerët, ndërsa dy grupet më pas janë përleshur ashpër, deri në mbërritjen e forcave të tjera të sigurisë.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    E njejta gjendje edhe ne qelite greke... tourkalvanoi lufte me irakiane,pakistiane etj....

    1. l
      lani

      zezak te qelbur nigerjan rrac e poshter

      Lini një Përgjigje