E reja humb kontrollin e makinës dhe përplas 4-vjeçarin në Elbasan

10 Shkurt 2024, 15:25Kronika TEMA
E reja humb kontrollin e makinës dhe përplas 4-vjeçarin në

Një aksident raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku një 21-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur një 4-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Fatëmirësisht i mituri është jashtë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferja 21-vjeçare është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. A., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, dyshohet se për shkak se ka humbur kontrollin, automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një 4-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

1 Komente

  1. x
    xxx

    ik me shushke laj ndonje pjate kush te ka dhene timone ty idiote

    Lini një Përgjigje