Fshihte kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda

11 Shkurt 2024, 11:06Kronika TEMA
Fshihte kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet

Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi fshihte në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Mësohet se është arrestuar A. G. banues në Sarandë, ndërsa është vënë në hetim një 15-vjeçar, për moskallëzim të këtij rasti të armëmbajtjes pa leje.

Arrestimi i 31-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit "Gracka", teksa është sekuestruar arma e zjarrit, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

"Sarandë/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar "Gracka". Fshihte në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Procedohet penalisht një 15-vjeçar, për moskallëzim të këtij rasti të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen arma e zjarrit, 3 krehra dhe fishekë luftarak. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për një rast të armëmbajtjes pa leje, në një banesë në fshatin Çukë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar "Gracka".

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, i mituri u procedua penalisht pasi dyshohet se ishte në dijeni se shtetasi A. G. fshihte armë zjarri dhe nuk kishte kallëzuar krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje