Tentuan të shtypnin pronarin e makinës që e morën për ta lyer, pranga dy vëllezërve në Durrës

11 Shkurt 2024, 13:35Kronika TEMA
Tentuan të shtypnin pronarin e makinës që e morën për

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës, ku dy vëllezër pronarët e një pike për lyerjen e automjeteve kanë kërcënuar dhe kanë tentuar të shtypin me makinë drejtuesin e një automjeti.

Ky i fundit kishte shkuar tek vëllezërit për të lyer makinën e tij, por kjo vetëm nuk ka ndodhur, por ata qarkullonin me të nëpër qytet. Kur janë konstatuar nga pronari, ata kanë tentuar ta shtypin atë duke e përplasur.

Njoftimi i policisë: 

Falë reagimit në kohë dhe verifikimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 shtetasve, duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht: D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi E. A. kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por leviznin me të, në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

4 Komente

  1. R
    Realisti

    Janë arrestuar në flagrancë.... një shprehje e përdorur nga një kinezëri gazetari vend e pa vend. Ja dinë kuptimin këta gazetarët tanë kinezë?

    1. t
      tetovari2

      Nuk janë kinezë ,janë kazan gazetarë.

    2. S
      Sara

      keto serviset sipas stilit te Kamorras te vitevbe 70-80 jane kthyer ne qendra kriminaliteti

      1. H
        Henk

        "U arrestuan në flagrancë"... Hahaha gazetashitësit shqypo (se gazetarë nuk i quaj dot) as ua dinë kuptimin fjalëve që shkruajnë. Po flagranca ku ishte këtu? A e kanë idenë këta gazetarë me diploma lokalesh se çfarë dmth "flagrancë"?? ????????

        Lini një Përgjigje