Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë. Një 38-vjeçar O.Gj., sipas policia ka humbur jetën teksa drejtonte motorin e tij.
Siç bën me dije policia, motomjeti i viktimës është përfshirë në një aksident me dy automjete në Unazën e Madhe.
Drejtuesit e dy automjeteve GJ.L. dhe A.Sh., ndodhen në vendngjarje dhe po japin shpjegime për grupin hetimor.
Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Kujt i thonë "motomjet" këta të huajtë, që kanë mësuar shqip?! Po na pasurohet gjuha shqipe me pshurje të "reja"!
Ma merr mendja eshte shkurt per "mjet mororik"