Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor 2025, 18:49Kronika TEMA
Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3 dhjetor në takimin e nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të frytshëm me agjencitë partnere dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit:

“SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë.”

Në kuadër të këtij takimi, z. Dumani zhvilloi takime bilaterale me homologët e Paraguajit, Perusë, Kilit, Brazilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Ekuadorit. Gjithashtu, SPAK nënshkroi pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Paraguajit. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve dhe takimeve bilaterale është forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht trafikut të lëndëve narkotike.

Këto aktivitete u zhvilluan brenda kuadrit të një eventi më të gjerë tre ditor, më i madhi i organizuar ndonjëherë nga EUROJUST, me partnerët e vendeve të treta, ku morën pjesë, veç vendeve të Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine edhe ato të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Fokus i këtij eventi ishte forcimi i bashkëpunimit operacional mes këtyre rajoneve dhe Bashkimit Europian. 

8 Komente

  1. H
    Haxhi Qamili

    Dumani e mbylli me turp - monument i gjalle i shkeljes se te drejtave te njeriut - katunari tipik me pushtet te pakontrolluar e sadizem fshataresk!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Atlantis Penthouse

      Po me Dubain per gruan e Ols Dados beri memorandum?

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Nesti Angoni (a.dumani) qenka arratisur nga krimi shteteror me transparenti ne bulevardin "deshmoret e Kombit" ,,,,,,tutje,kaptuar dete e oqeane deri ne Ameriken Latine.Thefte qafen.

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          U duk shume ne fillim ky Dumani, por doli nje berishist i mceft,bishti i qenit ngelet bisht qeni.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juda

            Sado shurre t’i hedhe, s’e shplan dot mullarin e mutit qe bastardoi cdo norme e ligj per ego personale - votoi dumani, vajti ne stadium dumani, dhjeu dumani! Kujt i plasi! Cfare injoranti driteshkurter!

            Përgjigjjuni
            1. M
              M

              Mendoj se ky Dumani ngeli ne nivelin e shpellarit,ka egersin e nje shtaze,dhe urrejtjen e Saliut.

              Përgjigjjuni
              1. H
                H

                Keto tre vjet Spaku i Olsi Dados dhe i Dumanit eshte mare me arkat e sardeleve,buldozeret,pikat e karburantit, breket e grave etj,megjithate asnje efekt te shqiptaret,ata me shume kan votuar Edi Ramen dhe PS. Kjo tregon se akuzat false dhe te motivuara politikisht kan bere efektin e kundert.

                Përgjigjjuni
                1. W
                  W

                  Shume u duke pak na dole,Duman o lule

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje