Aksident në aksin Orikum-Vlorë – automjeti përplas tufën me bagëti, lëndohet edhe çobani

29 Prill 2026, 21:38Kronika TEMA
Aksident në aksin Orikum-Vlorë – automjeti përplas

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Orikum–Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi V. G ka përplasur një tufë bagëtish të imta (dhi) që po kalonin rrugën.

Si pasojë e përplasjes kane ngordhur 10 bagëti si dhe është lënduar dhe çobani, shtetasi Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të tufës.


Nga forca e goditjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar traumë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

3 Komente

  1. A
    Aron

    Ikin si te cmendur.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mondi Vlore

      Delet kane qene me shpejtesi dhe i kane shkuar makines duke u perplasur! Mire qe ka ndaluar shoferi se me ato dele "kamikaze" dhe çobani bashke me to do ishin bere pershesh! Sherim te shpejte çobanit!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Abc

        Si mund te shtegetojne bagetite nate ne bajpass. Mjafton nje makinat me drita te gjata dhe ndodh aksidenti.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje