Aksident i rëndë në Unazën e Madhe, raportohet për të lënduar

18 Qershor 2025, 16:46Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe, raportohet për

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Unazën e Madhe, në Tiranë. 

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë përplasur dy automjete në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje të kryeqytetit. 

Si pasojë e përplasjes, raportohet për të lënduar të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërësa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. 

Nuk dihen ende detajet apo rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. 

Lini një Përgjigje