Një 51-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Ai u kap në tentativë për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
"Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në pikat e kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap në dalje të RSh-së, në PKK Hani i Hotit, shtetasi F. H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
51-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje