Situatë alarmante në Elbasan, përhapet me shpejtësi zjarri në kodrën e Krastës

17 Qershor 2025, 16:38Kronika TEMA
Situatë alarmante në Elbasan, përhapet me shpejtësi zjarri

Zjarri që u shfaq sot rreth orës 14:00 në kodrat e Krastës në Elbasan, është përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet dhe ka marrë përmasa alarmante.

Brenda pak orësh, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor me pisha duke rrezikuar rëndë ekosistemin e parkut të gjelbër të qytetit.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon intensivisht për izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes më tej të flakëve.

Terreni i thyer, temperaturat e larta dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër situatën.

Banorëve u bëhet thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë për përballimin e emergjencës.

Lini një Përgjigje