VIDEO/ Iu gjetën armë, drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, arresohet 27-vjeçari! Kush është i riu, i dënuar për vrasje

18 Qershor 2025, 09:55Kronika TEMA
VIDEO/ Iu gjetën armë, drogë e shufër metalike me

Një 27-vjeçar i dënuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Fabio Hila në shtator të 2016-ës, është arrestuar sërish nga uniformat blu për disa vepra penale.

Fabian Muçollari, me precedentë kriminal dhe i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u arrestua pasi blutë u vendosën në ndjekje të tij pas informacioneve se posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, Fabian Muçollarit iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).

Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i tij, informuan blutë. Sipas informacioneve 27-vjeçari ka dalë nga burgu në qershor të vitit 2024.

"Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe i punës së pandërprerë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, për një shtetas  që posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit, shtetas me precedent kriminal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Krimeve të Rënda dhe Shqiponjat,  organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cold Hand”.

Gjatë operacionit, shërbimet Operacionale të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Pogradec, me rrezikshmëri shoqërore.

Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasit F. M. iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë). Gjithashtu u sekuestrua  dhe automjeti i tij", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Lini një Përgjigje