Policia e Tiranës sqaron se nga aksidenti i një nate më parë, ku një autobus linje përplasi një 18-vjeçare me biçikletë, mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në autobus.
Blutë e kryeqytetit sqarojnë se autobusi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe.
Ndërkohë, shoferi i autobusit është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
"Blutë e kryeqytetit sqarojnë se autobusi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë"..... o gazetare ... qe kur autobuzi vete drejtohet dhe dilka nga shinat e trenit.????? Drejtuesi automjetit, o shpirt o xhan, eshte shkaktariiii
He dhe ti se me Chat GPT e ka shkruajtur e korrigjuar. Mos bej kshu, gjynaf dhe gazetarja. Nuk eshte faji i saj se nuk ja thote per informatike. Ajo gazetare eshte....