Aksidenti tragjik që shkaktoi vdekjen e 7-vjeçarit, Gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo

28 Maj 2026, 11:10Kronika TEMA
Aksidenti tragjik që shkaktoi vdekjen e 7-vjeçarit, Gjykata e

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për producentin Petri Bozo. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, ndërsa producenti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Bëhet me dije se prokuroria ka paraqitur provat dhe argumentet mbi bazën e të cilave ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Avokatët mbrojtës të Petri Bozos kanë kundërshtuar masën, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në burg.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe pritet që në ditët në vijim të ketë reagime dhe zhvillime të tjera lidhur me çështjen.

Disa ditë më parë, ai aksidentoi për vdekje një fëmijë 7-vjeçar në aksin Elbasan-Librazhd, pranë shkollës.

Fëmija po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë, kur u godit për vdekje nga makina.

7 Komente

  1. P
    Po e hengrem

    Per sa kohe qe njerzit nuk kuptojne qe makina eshte nje bombe ne duart e tua , aksidentet nuk ndalen. Nese ky do ishte me 10 km/ore sic pretendone nuk do kishte aksident vdekje prures , ky njeri nuk duhet te kundershtoje shkencen, as me 35 km/ ore aksidenti nuk eshte vdekje prures. Ka shkelur ligjin duhet te denohet

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anna

      Po ti asistove vete ne vendngjarje apo ke pare ndonje pamje filmike? Se keshtu kopetentin dini te gjithe ta beni, mjafton qe jemi shqipetar dhe jemi kopetent per cdo gje ! Ik e futi nje tas fasuleje tani e mos pjerdh fort!

      Përgjigjjuni
      1. a
        asist

        eee MASHKULL idiot ti...

        Përgjigjjuni
    2. N
      Nastradini

      Lajm i mire. Nuk pihet mall kur udheton me makine.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zahof

        Ky thot mu bllokua automjeti si eshte e mundur qe nuk e pe nje njeri perparea çudi .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Davidi

          Se ka pas mendjen fare Petri. Jo pershendeta policin ne kembe, jo sa kalova ate shtrire. Edhe femija i shkrete qe vraponte pakujdes me gezimin e croissantit.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selitasi

            Ligji i barabarte per te gjithe!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje