Gjykata e Sarandës ka lënë në burg ka 22-vjeçarin i akuzuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
Sipas hetimeve të kryera i riu në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes mesazheve mashtruese në telefon.
Autorët përdornin karta SIM të regjistruara me identitete të tjera dhe dërgonin mesazhe në emër të “Posta Shqiptare”, ku qytetarëve u kërkohej të paguanin tarifa doganore për një paketë të pretenduar.
Njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë u arrestua shtetasi francez Z.K., i akuzuar për veprën penale ‘Mashtrimi komjuterik’ parashikuar nga neni 143/b/2 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.313/2026, dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka përvetësuar të dhënat bankare të shtetasve të ndyshëm shqiptarë, nëpërmjet përdorimit të kartave SIM të regjistruara me identitete të tjera dhe dërgimit masiv të mesazheve mashtruese me përmbajtjen “POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju lutemi, konfirmoni dorëzimin në: https://aktivpostalb.com”.
Më datë 26.05.2026 me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u vendos caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.P.P.
Une munde te mar te tilla mesazhe minimumi ne nje dite 10 te tille , po si mundet te ( piège ) te genjehesh kur ti nuk ke pakete per te ardhur. Duhet te jesh pak gomar deti nga mendja ta besoshe, apo mesazhet do vdese dhe do te dergoje 10 milione euro pa te njohur....... Nuk ka banke ne bote qe te kerkone kodin e cartes bankare nepermjet mesazhit.....duhet qe shteti nepermjet publicité ne tv te lajmeroje qytetaret per rrezikun ....... Fanca eshte kampione per arnaque te tilla , tani ka dale nje aplikacione qe te mer dikush ne telefone dhe te shfaqet numrin telefonit i bankes....ku te thote jam banka konti juaj eshte piratuar dhe te mashtrimojne...
Qytetar francez? Shqiptar me pasaporte franceze do ishte pershkrim me i sakte.
Jo flase per francese de souche ...Jane tipa te rrezikshem
Cfare "shtetasi francez". Shqiptar me shtetesi franceze, o derezinj.