Prokurori i Antimafias italiane, Giuseppe Gatti, deklaroi se organizatat kriminale shqiptare janë të përhapura në të gjithë Bashkimin Europian.
Në konferencën e përbashkët me SPAK, pas operacionit kundër një grupi që dyshohet për pastrim parash mes Shqipërisë dhe Italisë, Gatti tha se grupet shqiptare kanë kaluar nga aktivitete kriminale të nivelit të ulët në role kyçe në trafikun ndërkombëtar të drogës.
“Duhet ta themi! Organizatat kriminale shqiptare janë më të konsoliduarat dhe më të përhapurat në të gjithë Bashkimin Europian. Bëhet fjalë për një fenomen alarmant dhe pjesërisht ende i nënvlerësuar”, u shpreh Gatti.
Sipas tij, për vite me radhë këto organizata janë konsideruar si grupe të dorës së dytë, të përfshira kryesisht në prostitucion dhe emigracion të paligjshëm, por sot ato kanë arritur të marrin një rol dominues në narkotrafikun ndërkombëtar dhe bashkëpunojnë me organizatat më të rëndësishme mafioze italiane dhe ndërkombëtare.
Prokurori italian theksoi se grupet shqiptare kanë fituar terren duke eliminuar rivalët në territoret ku veprojnë dhe më pas janë shtrirë jashtë Shqipërisë. Ai foli edhe për lidhjet mes grupeve kriminale shqiptare në Itali dhe bazave të tyre në Shqipëri.
“Në Shqipëri kemi një grup të strukturuar kriminal brenda të cilit kemi edhe një person që akuzohet në Itali për vrasjen në Bari”, deklaroi ai.
Në vend të japin leksione, le të merren me mafjen e tyre që lulëzon nga veriu në jug të Italisë bashkimeuropjanse. Janë drejtësia dhe shteti më i korruptuar dhe i falimentuar i globit, pavarsisht miljardave , propagandës dhe kostumeve Versace që veshin. Mafja e tyre e paprekshme në shek e 21 e dëshmon.
Po pse Shqiperia duhet te mbaje pergjegjesi per vaporrat me droge qe shkarkohen ne Anvers apo Roderdam çdo dite ?! Ku italjani qenka fare, lere qe keshtu jane te gjithe sot, s'ke ç'u ben se i quajne te gjithe "Osmën" !
Po Saliun ku e fut ky prokurori anti-mafia? Salium e ka denuar gjykata angleze e emigracionit si bashkepuntor i krimit te organizuar shqiptar ne Angli! Ndryshe, ky prokuroro do duket si Dado e Dumani!
bla bla bla bla, shqiptari ne itali ska shance te preki as token pa njoftimin dhe pranimin e italianeve, si mafiozet ashtu ene policet. mjaft propagande, kur ka aq shume te arrestuar, problemin gjeje tek vetja. ka shume oferte kur kerkesa eshte e madhe. sidomos ne bari, qyteti i patronazhistve te italise, te gjithe punojne ose ne shtet ose avokat ose mjek (ia fusin me kokaine tere diten)
bla bla bla bla, shqiptari ne itali ska shance te preki as token pa njoftimin dhe pranimin e italianeve, si mafiozet ashtu ene policet. mjaft propagande, kur ka aq shume te arrestuar, problemin gjeje tek vetja. ka shume oferte kur kerkesa eshte e madhe. sidomos ne bari, qyteti i patronazhistve te italise, te gjithe punojne ose ne shtet ose avokat ose mjek (ia fusin me kokaine tere diten)
Nuk mbulohet dielli me shoshe ( themi ne adej nga fshati yne) Nese nuk pranon si je, nuk mund te ndryshosh per me mire. Mjaft na bete te gjithe si patriote qe u ofenduat. Bejuni te ndershem, luftoni krimin brenda familjeve e getove tuaja ku jetoni ne mergim, dhe do te shikoni qe do te beheni me mire. Keta kriminele jane te gjithe komshinjte tuaj. Dhe ju qe ju dini me dhemb e dhemballe komshinjve mos u hiqni sikur nuk e dini.