Gjykata e Tiranës liroi Jorgaq Thëngjillin, i cili u hetua nga prokuroria e Tiranës për një aksident te Kryeministria, ku të plagosur mbetën dy persona.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjashtë muaj pas aksidentit ku u dëmtuan dy qytetarët K. Doko dhe D. K , një aktekspertizë e dërguar nga mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se të dëmtuarit ishin plagosur lehtë.
Prokurori ndryshoi kualifikimin e veprës nga plagosje e rëndë në të lehtë dhe kjo vepër është në rrezen e amnistisë.
Avokatja Gjustina Golloshi i tha gazetares Anila Hoxha se kërkoi zëvendësimin e masës se aktet e ekspertimit nuk i përgjigjen më kushteve të masës.
Prokurori, bazuar në këtë dokument, pra në cilësimin e veprës, ka kërkuar gjithashtu pushimin e hetimeve.
Pas lirimit në sallën e gjykatës të 22-vjeçarit, gjykata do të shprehet për pushimin e çështjes për shkak të amnistisë në një datë tjetër.
E pse të mos dalë. Ka baba lekë. Paguan baba per djalin, posi. Ka paguar doktorin. Ka paguar edhe dy te demtuarit qe te bejne sikur nuk u dhemb gjë. Per prokurorin nuk di gjë, ju betohem. Te flas kot? Por e pashë qe ishte si mbi gjemba. Por shpetoi djali. Everyone is happy. Te demtuarit shkuan te lumtur me paterica ne shtepi. Doktori po, dihet. Ca nën dore e ca mbi tavoline tek Kodra e Kuajve. Edhe ju si bëni keshtu. Po mendoni si per vete, pse s'mendoni. Dhe perseri, per prokurorin nuk di gjë. Si mbi gjemba m'u duk. Por nje buzeqeshje e lehte kur doli nga salla i shpetoi ama. Pra, happy që të tere ore.
Je i madh.
Je i madh.